“Një agronom në celular”, aplikacioni ndihmon fermerët të indentifikojnë sëmundjet

 “Një agronom në celular”, aplikacioni ndihmon fermerët të indentifikojnë sëmundjet


Aplikacioni Agrio i startupit Saillog, aktualisht përdoret nga dhjetëra mijëra fermerë në mbarë botën.

Startup-i “Saillog” në fushën e teknologjisë bujqësore (AgriTech), ka krijuar aplikacionin e parë inteligjent artificial për fermerët, të aftë për identifikimin e sëmundjeve të kulturave bujqësore dhe planifikimin e menaxhimit të dëmtuesve, si dhe alarme në kohë reale për sëmundjet e kulturave dhe dëmtuesit që parashikohet të mbërrijnë në fermat e tyre.

Kjo i ndihmon fermerët të marrin masa parandaluese për të penguar infektimet dhe për të zvogëluar humbjet e prodhimit të kulturave të mbjella.

Aplikacioni shumëgjuhësh për smartphone i Saillog, Agrio, është në fakt një mjet multi-platformësh agronomik i pajisur me teknologji të njohjes së imazhit dhe mbështetur nga algoritme të inteligjencës artificiale të aftë për të diagnostikuar sëmundjet e kulture, mangësitë dhe dëmtuesit e kulture me një foto të çastit të realizuara nga kamera.

Fizikanti Nessi Benishti, themelues dhe CEO i kompanisw izraelite “Sailog”, shpjegoi se aplikacioni Agrio “mund të identifikojë sëmundjet e kulturave dhe dëmtuesit me nivele të larta besimi dhe krijon mundësinë për të parandaluar përhapjen e patologjive në fermat aty pranë; është sikur të keni një agronom në xhepin tuaj”.

Kohët e fundit, një veçori është inkorporuar në aplikacionin Agrio, ku inteligjenca artificiale e bazuar në një algoritëm AgroShield, është e aftë  të paralajmërojë fermerin në lidhje me përhapjen e dëmtuesve dhe sëmundjeve të kulturës në lidhje me vendndodhjen gjeografike të fermës.

Lexoni: “Agritech Israel 2018”, ja cilat janë startup-et më premtuese në bujqësi në botë

Aplikaconi u dërgon fermerëve “alarme” në kohë reale që u jep atyre kohë për masa parandaluese për të penguar infektimet dhe për të zvogëluar humbjet e kulturës bujqësore. “AgrioShield është një nga funksionet e shumta që po lançojmë për të ndihmuar fermerët të reduktojnë dëmet para mbledhjes së prodhimit”, tha drejtori ekzekutiv, Nessi Benishti.

Saillog u krijua në 2017 nga fizikanti izraelit Nessi Benishti, i cili për më shumë se një dekadë, ka zhvilluar algoritme të inteligjencës artificiale për imazhet mjekësore.

Marrë nga izraelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0