Një adoleshente u bë e famshme kur postoi në Twitter nga frigoriferi pasi nëna e saj ia mori telefonin - Business Magazine Albania

Një adoleshente u bë e famshme kur postoi në Twitter nga frigoriferi pasi nëna e saj ia mori telefonin


Postimi i adoleshentes nga Kentucky u bë i famshëm pasi ajo përdori frigoriferin inteligjent të familjes sepse nëna e saj ia kishte konfiskouar iPhone-in dhe të gjitha pajisjet tjera.

Profili i Dorothy, @ Thanksunext327, funksionon kryesisht si një fanpage e këngëtares së njohur Ariana Grande.

https://twitter.com/thankunext327/status/1159505376066383872?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1159505376066383872&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.businessinsider.com%2Fgirl-tweets-smart-fridge-mom-confiscated-devices-viral-2019-8

Dorothy i tha revistës New York se për shkak se “ajo po vlonte oriz dhe ishte shumë e zënë në telefon, furra shpërtheu në flakë” dhe nëna e saj ia mori iPhone-in më 4 Gusht.

Pas pak, Dorothy postoi në Twitter nga katapulti i saj Nintendo 3DS: “Unë po e lë Twitter-in përgjithmonë. Mamaja ime ma mori telefonin. Më ka marrë malli për të gjithë. Jam duke qarë. Mirupafshim.”

Dorothy deklaroi për The Guardian përmes iPad-it të kushëririt të saj se nëna e saj “i mori të gjitha teknologjitë e mia, në mënyrë që unë t’i kushtoja më shumë vëmendje ambientit tim përreth”.

“Jam ndjerë si e vdekur!” tha ajo. “Unë jam shqetësuar sepse kam qenë e mërzitur gjatë gjithë verës dhe Twitter-i më ndihmon të kaloj kohën.”

Pastaj Twitter dhe kompania LG treguan mbështetjen e tyre nëpërmjet një postimi në Twitter, duke krijuar një hashtag #FreeDorothy (LironiDorothy-n).

https://twitter.com/Twitter/status/1158796820627283973?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1158796820627283973&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.businessinsider.com%2Fgirl-tweets-smart-fridge-mom-confiscated-devices-viral-2019-8

Nuk dihet nëse Dorothy-t i janë rikthyer pajisjet e saj elektronike.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0