Nisma e hoteleve në Vlorë, një çmim ofertë për të gjithë pushuesit - Business Magazine Albania

Nisma e hoteleve në Vlorë, një çmim ofertë për të gjithë pushuesit

Nisma e hoteleve

Në pragun e festës së Pavarësisë, e cila përkon me festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë, hotelet e Vlorës vijnë me një nismë të përbashkët, për një ofertë të unifikuar prej 25 euro nata. Madje për prenotime mbi një natë, 28 Nëntori ofrohet falas.

Eglantina Aliaj, drejtuese e Hotel “New York”, theksoi se kjo ofertë vjen me rastin e festave, si në mënyrë per të festuar së bashku me pushuesit festën më të dashur kombëtare.

Drejtues të hoteleve kanë theksuar nismën e tyre të përbashkët për të mirëpritur pushuesit.

Në mbështetje të tyre dhe njëkohësisht të pushuesve vijnë edhe aktivitetet e programuara nga Bashkia me rastin e festave, ku përfshihet një koncert i madh me këngëtarë të njohur, garë çiklizmi dhe ekspozitë.

Në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, Anisa Ceno, administratore hoteli tha se oferta që ka bërë bashkë hotelet në Vlorë, parashikon që me 50 euro të qëndrosh 3 netë në hotele me 4-5 yje në qytetit. “Jemi rreth 15 hotele që i janë bashkuar nismës, qëllimi është edhe promovimi i qytetit”, tha ajo.

Lexo: Ra kjo pandemi dhe njohëm turizmin vendas

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0