Nisin fluturimet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, shmangni biletat online

Nisin fluturimet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, shmangni biletat online

fluturimet

Nga sot hyjnë në fuqi rregullat e reja të lëvizjes dhe, Ambasada Shqiptare në SHBA, ka bërë një njoftim sqarues për ata, që duan të udhëtojnë drejt Amerikës.

Ambasada u thotë shqiptarëve se duke nisur nga sot, mund të udhëtojnë drejt SHBA-së, por duke zbatuar disa rregulla strikte.

Në SHBA mund të hyjnë të gjithë ata që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.

 “Qeveria shqiptare i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptarë, që ishin të detyruar të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19. Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, ka mbështetur riatdhesimin e mbi 600 qytetarëve nga SHBA drejt Shqipërisë.

Duke filluar nga data 15 qershor, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Europës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptar, por edhe për qytetarët amerikanë.

Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit Mars, do rifillojë gjithashtu mundësia e udhëtimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve. Sipas vendimit të Shteteve të Bashkuara për arsye të situatës së krijuar nga Covid-19: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në rastin tonë) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”.

Gjatë muajit qershor, Turkish Airlines dhe Air Serbia do të fillojnë të operojnë me një numër të vogël fluturimesh (2-3 herë në javë) drejt disa qyteteve amerikane dhe në kthim. Sipas rregullave aktuale në fuqi, të gjithë shtetasit shqiptar mbajtës të vizave turistike dhe studentore që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Amerikës, mund të udhëtojnë me këto linja, me një tranzit në Stamboll ose Beograd. Ndërsa qytetarët shqiptar, mbajtës të lejeve të qëndrimit “green card” dhe pasaportave amerikane, nuk kanë kufizim për hyrjen në SHBA nëpërmjet udhëtimeve edhe nga vendet e Evropës.”– shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Të gjithë personat e interesuar, këshillohen që të mos i blejnë biletat online por përmes agjencive të fluturimit, në mënyrë që të kenë informacion të saktë pasi datat dhe oraret e fluturimeve, mund të ndryshojnë shumë shpesh.

“Për shkak të vendimeve që çdo shtet mund të marrë sipas zhvillimeve të situatës së pandemisë, rregullat, datat dhe oraret e fluturimit mund të ndryshojnë shumë shpesh. Për këtë arsye, sugjerojmë që gjatë kësaj periudhe të blini biletat tuaja nëpërmjet agjencive të fluturimit dhe jo nëpërmjet platformave online, me qëllim që të siguroni informacion të saktë e të rifreskuar dhe të keni mundësi të merrni përgjigje ndaj pyetjeve që keni.

Duke uruar që situata e Covid-19 të shkojë drejt përmirësimit, mos harroni: ruani distancën, përdorni maskat dhe zbatoni rregullat e higjienës!”- këshillon ambasada.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0