Nisin ethet e shkrirjes së bankave tek punonjësit. Intesa: do të vijojmë me ristrukturimin

Nisin ethet e shkrirjes së bankave tek punonjësit. Intesa: do të vijojmë me ristrukturimin


Prej disa ditësh në mediat vendase qarkullon lajmi i shkarkimit të dhjetëra punonjësve të Veneto Bank në Shqipëri. Punonjësit thonë se, shkarkimi po bëhet në mënyrë arbitrare, përmes një emaili dërguar punonjësve.

Vendimi për blerjen e Veneto Bank nga Intesa San Paolo Bank është marrë rreth një vit më parë.

Businessmag.al ka kontaktuar punonjësit e prekur nga kjo dhe drejtuesit e bankës për më shumë detare rreth asaj çfarë po ndodh.

Punonjësit, thonë se vendimi është marrë arbitrarish dhe janë në rrezik mbi 70 vende pune. Ndërkohë, burime zyrtare të Intesa San Paolo mohojnë njoftimet e pushimit nga puna, duke theksuar gjithësesi se plani i ristrukturimit do të vijojë, çka parashikon humbje të dhjetëra vendeve të punës.

“Asambleja e Jashtëzakonshme e Aksionerëve në 4 Maj 2018, vendosi të vijohej me bashkimin e Veneto

Banka sh.a. dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania sh.a. Projekt Plani i Bashkimit përfshijnë edhe ndikimin e pritshëm tek punonjësit”, thuhet në njoftimin e bankës.

Prej 10 Majit 2018, banka thekson se “janë zhvilluar shumë takime me Këshillin e Punonjësve të Veneto Banka sh.a. me qëllim zbutjen e ndikimit fillestar të parashikuar në Planin e Strukturimit. Por, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bëra nga Intesa Sanpaolo SpA për të plotësuar pjesërisht ose plotësisht kërkesat e Këshillit të Punonjësve, të dyja palët nuk kanë arritur një marrëveshjeje”.

-Ndaj, sipas parashikimeve të Kodit të Punës, Intesa Sanpaolo SpA i ka kërkuar ndihmë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të arritur një marrëveshje të mundshme. “Megjithëse konsultimet janë ende në proces, Intesa Sanpaolo SpA bëri të mundur zvogëlimin e ndjeshëm të numrit të punonjësve të përfshirë në Planin e Ristrukturimit. Deri më tani, asnjë njoftim për përfundimin e marrëdhënieve të punës nuk i është dërguar asnjë prej punonjësve të Veneto Banka sh.a.

Plani i Ristrukturimit, sipas burimeve zyrtare të Intesa Sanpaolo, do të zbatohet për arsye ekonomike, teknologjike dhe strukturore sikundër është parashtruar në dokumentet e publikuara tashmë dhe procesi pritet të përfundojë në shtator.

Aktualisht në Shqipëri, disa banka janë në proces shitje e ristrukturimi. Disa muaj më parë ABI Bank bleu bankën NBG, dhe ristrukturimi ende nuk ka filluar. Të tjera banka, si ICB Bank, janë në pritje të një procesi të tillë gjithashtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0