Nish-Merdar, Serbia merr 100 milionë euro financim për ndërtimin e autostradës - Business Magazine Albania

Nish-Merdar, Serbia merr 100 milionë euro financim për ndërtimin e autostradës


Serbia ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë prej 100 milionë euro me Bankën Europiane të Investimeve (BEI) për të financuar ndërtimin e autostradës Nish-Merdare në Serbi. Njoftimi është bërë i ditur nga BEI.

Projekti pritet të kushtojë 255 milionë euro në total. Ai parashikon ndërtimin e seksionit të parë 32 km të gjatë nga 100 km në total të një autostrade e quajtur edhe “Autostrada e Paqes”. Autostrada lidh Nishin me Prishtinën.

“Kjo autostradë do të përmirësojë sigurinë në rrugë dhe efikasitetin, duke bërë të mundur lidhjen më të mirë brenda rajonit. Për më tepër, projekti është një shembull konkret i rritjes së bashkëpunimit dhe pajtimit midis popujve të Serbisë dhe Kosovës”, tha Komisioneri i BE për Lëvizshmëri dhe Transport Violeta Bulc.

Zëvendëskryeministrja serbe Zorana Mihajlovic tha se, “Kjo autostradë është domethënëse si për lidhjen e saj rajonale, pasi lidh Serbinë me portet shqiptare në detin Adriatik, edhe për zhvillimin më të shpejtë të rajoneve në Serbinë Jugore dhe Qendrore ku kalon autostrada.

Autostrada Nish-Merdare është pjesë e një lidhje rrugore që shtrihet në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë dhe më tej në portin Adriatik të vendit të Durrësit.

SeeNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0