Projekti pritet të kushtojë 255 milionë euro në total. Ai parashikon ndërtimin e seksionit të parë 32 km të gjatë nga 100 km në total të një autostrade e quajtur edhe “Autostrada e Paqes”. Autostrada lidh Nishin me Prishtinën.
“Kjo autostradë do të përmirësojë sigurinë në rrugë dhe efikasitetin, duke bërë të mundur lidhjen më të mirë brenda rajonit. Për më tepër, projekti është një shembull konkret i rritjes së bashkëpunimit dhe pajtimit midis popujve të Serbisë dhe Kosovës”, tha Komisioneri i BE për Lëvizshmëri dhe Transport Violeta Bulc.
Zëvendëskryeministrja serbe Zorana Mihajlovic tha se, “Kjo autostradë është domethënëse si për lidhjen e saj rajonale, pasi lidh Serbinë me portet shqiptare në detin Adriatik, edhe për zhvillimin më të shpejtë të rajoneve në Serbinë Jugore dhe Qendrore ku kalon autostrada.
Autostrada Nish-Merdare është pjesë e një lidhje rrugore që shtrihet në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë dhe më tej në portin Adriatik të vendit të Durrësit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.