Niset më në fund Falcon Heavy. Musk bën historinë! - Business Magazine Albania

Niset më në fund Falcon Heavy. Musk bën historinë!


Pas një pritje të gjatë, raketa Falcon Heavy e ndërtuar nga kompania e Elon MuskSpace X, ka bërë nisjen e saj përmes një reje gjigande flake dhe tymi. Raketa është më e fuqishmja në botë dhe përsa i përket historisë, renditet e dyta në fuqi vetëm pas raketave kozmike të periudhës Apollo, që NASA përdori për të dërguar ekuipazhet në hënë.Pas nisjes, u bë dhe shkëputja e 3 motorëve shtytës të raketës, 2 nga të cilat u ulën në mënyrë të kontrolluar, paralelisht në dy stacione nisjeje në Cape Canaveral, Florida. Motori i tretë shtytës, supozohej të ulej në një anije në oqeanin Atlantik, por kompania nuk e shpjegoi fatin e saj, pasi një kamera regjistruese u shkëput për shkak të dridhjeve të raketës.

Themeluesi i kompanisë dhe CEO i saj, miliarderi Elon Musk dërgoi në hapësirë në brendësi të Falcon Heavy, një nga makinat e tij, më saktësisht një Tesla Roadster të kuqe, brenda të cilës një pilot kukull të quajtur ‘Starman’ dhe radion e makinës që luan këngën Space Odyssey nga David Bowie. Në kroskotin e makinës, u pa të ishte vendosur në mënyrë ironike edhe një karton me shkrimin ‘’Don’t Panic’. Një video në kohë reale nga kamera e vendosur në makinë, u publikua nga vetë Musk në rrjetet sociale nën habinë e miliona shikuesëve, të cilët vëzhgonin panoramën mahnitëse të hapësirës nga këndvështrimi i pilotit ‘Starman’.

Suksesi i vërtetë i këtij misioni ndër të tjera, qëndron në faktin se kjo nisje shërben si pararojë për misione të tjera më të lira, përsa u përket kostove. Space X ka llogaritur shpenzimet për Falcon Heavy në $90 milionë ndërsa krahasuar me të, raketa SLS e kompanisë së madhe hapësinore NASA, pritet të kushtojë rreth $1 miliardë për fluturim.

Musk tregon edhe një herë tjetër se vizioni i tij mund të bëhet realitet dhe këtë e bën pikërisht në fushën më të vështirë që është hapësira. Diçka është të ndërtosh makina elektrike apo bateri të mira, diçka tjetër është të dërgosh një raketë në hapësirë dhe për më tepër në një mënyrë të tillë spektakolare. Musk po bën historinë!

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0