Nis viti i ri shkollor nën rregullat anti-Covid

Nis viti i ri shkollor nën rregullat anti-Covid

viti i ri shkollor

Rreth 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar u janë drejtuar bankave të shkollës këtë të hënë.

Ky vit i ri shkollor nis ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë. Për shkak të kufizimeve të numrit të nxënësve në klasa, mësimi do të jetë deri në 3 turne. Orët mësimore do të zgjasin 30 minuta dhe do të zhvillohen vetëm lëndët bazë.

Në hyrje të shkollës nxënësit bënë dezinfektimin e këpucëve, duarve dhe matjen e temperaturës. Po ashtu është përcaktuar që mësuesit e lëndës së edukimit fizik do të monitorojnë turnet e shkollës, po ashtu edhe mësuesit e lëndës së muzikës do të kenë të njëjtin funksion.

Lexoni: Arsimi 9-vjeçar, në bankat e shkollës ulen 126 mijë nxënës më pak se një dekadë më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, me anë të një lajmërimi për mediat, u shpreh se është hartuar një formular për prindërit, ku ata do të japin përgjigje në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës së tyre.

Ministria e Arsimit ka gati një plan me 3 mundësi për këtë vit, që lidhet ngushtë me shëndetin e nxënësve dhe mësuesve. Nga mësimi në auditore, ai i alternuar dhe opsioni tjetër, krejtësisht “online”, të gjithë janë kureshtarë të shohin mbarëvajtjen e procesit.

Në total janë 1760 shkolla që hapin dyert për nxënësit. 1100 të tilla janë vetëm me një turn, në 480 me 2 turne dhe në 180 shkolla me 3 turne.

Në dispozicion janë 30 mijë mësues, ndërsa Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se ka në gatishmëri edhe 1 mijë mësues të tjerët të cilët do të rekrutohen në rastet kur do të ketë infektime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0