Nis rrugëtimin "Albanian Skills Week 2018". Mundësi për të rinjtë

Nis rrugëtimin “Albanian Skills Week 2018”. Mundësi për të rinjtë


 

Ka hapur siparin, Albanian Skills Week 2018, eventi i parë i këtij lloji në Shqipëri.

Përmes kësaj platforme, Albanian Skills synon të ofrojë në një dimension më të gjerë angazhimin dhe misionin publik të ndërrmarrë prej 4 vitesh në dobi të promovimit të talentëve të rinj.

Gjatë hapjes së eventit themeluesja e Albanian Skills,  Ana Zacharian tha se, “interesi i të rinjve duket në rritje, çka e nxiti programin të shtrihet në një javë këtë vit”. Konkurentët, sipas saj, përgjatë javës do të zhvillojnë takime në disa kompani, kryesisht të sektorëve elektrikë e mekanikë, ku nxënës e mësues do të mund të marrin njohuri praktike e të krahasojnë programet mësimore”.

Aktivitetet kanë nisur në Tirana Business Park dhe do të vijojnë pranë kompanive të ndryshme në ditët në vijim.

Gjatë një jave të tërë, krahas organizimit tradicional të Konkurseve Profesionale të Aftësive, do të mbahen trajnime, seminare, shfaqje dhe ekspozime te ndryshme, ditë të hapura në kompani të ndryshme dhe aktivitete zbavitëse dhe edukative të iniciuara nga partnerët strategjikë të industrisë dhe teknologjisë.

Objektivi është afrimi i të rinjve, të shkollave profesionale, universiteteve, të punësuarve të rinj që gjithashtu dëshirojnë t’i futen rrugës së sipërmarrjes. Kjo nxitje bëhet përmes ofrimit të mundësive të të nxënit praktik, zhvillimit të tyre mëtejshëm professional dhe personal, rrjetëzimit me partnerë dhe individë vendas dhe të huaj.

BusinessMag mbështet për të dytin vit radhazi Albanian Skills, me synim promovimin e të rinjve të interesuar për t’u zhvilluar profesionalisht.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0