Nis rekrutimi i stafit nga televizioni informativ A2

Nis rekrutimi i stafit nga televizioni informativ A2


Kanali televiziv i lajmeve A2, i cili ka partneritet me CNN, ka nisur procesin e rekrutimit të stafit në Shqipëri. Sipas njoftimit në website e Gener2, A2 kërkon të punësojë profesionistë për disa pozicione, si gazetarë dhe redaktorë, kameramanë, montazhierë, producentë dhe profesionistë të tjerë të medias për pozita teknike dhe administrative.

Drejtuesit e A2 shpjegojnë se po kërkojnë profesionistë me përvojë si dhe të rinj të talentuar, me integritet, e që kërkojnë të thellojnë njohuritë.

A2, parashikohet të nisë transmetimin brenda vitit 2018. Aktualisht ai është në procesin e prokurimit dhe implementimit të teknologjive, të cilat do të vendosen në studiot dhe zyrat ekzistuese pranë ABA Business Center, në Tiranë.

Lexo: CNN vjen në Shqipëri, në bashkëpunim me Gener2

“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet CNN dhe A2 pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në tregun shqiptar të medias”, thotë Roland Nikolaou, i cili është Drejtor i CNN International Commercial për Partneritet për Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Nikolaou shpjegoi strategjinë e CNN për të ndërtuar një rrjet global filialesh, duke zgjeruar përmbajtjen e tij dhe standardet gazetarisë së pavarur në të gjithë botën. “Vendosëm të ndërtojmë partneritet me Gener 2 për materializimin e televizionit të lajmeve A2, i cili do të jetë partneri ynë ekskluziv në Shqipëri”, tha ai gjatë një takimi të fundit në Tiranë.

Nikolaou vuri në dukje që CNN do ta mbështesë A2 në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe trajnimin e stafit dhe fuqizimin e prodhimit të lajmeve sipas praktikave dhe standardeve të CNN. Një program trajnimesh me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë, do të zbatohet për stafin shqiptar përgjatë vitit 2018, në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.

Televizioni A2 do të prodhojë lajme lokale për audiencat shqipfolëse duke bashkëpunuar ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes. Ndërsa lajme nga rrjeti i CNN do t’u transmetohen audiencave shqipfolëse përmes A2, ky i fundit do të ofrojë lajmet më të rëndësishme lokale për CNN International.

Themelimi i televizionit A2, si partneritet ekskluziv ndërmjet Cable News Network (CNN) dhe kompanisë shqiptare Gener 2, u njoftua për herë të parë në shkurt 2018. Zyrat dhe studiot e tij qendrore do të jenë në Tiranë, me qendra lajmesh në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në vendet e rajonit.

Kandidatët ftohen të regjistrohen përmes platformës online të rekrutimit http://www.a2news.com/careers

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0