Një ditë plot energji e frymëzim pritet të jetë kjo e sotmja për të gjithë pjesmarrësit në Konferencën e Marketingut Dixhital AllWeb . AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare. Ky është viti i tretë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital. Gjatë ditës së sotme në ambientet e Katedrales, në stage kanë nisur të shpalosin idetë, përvojat dhe sugjerimet e tyre 11 ekspertë ndërkombëtarë të fushës së marketingut dixhital.
Ja cilët jana ata:
Jon Burkhart është themelues i kompanisë së konsulencës së marketingut “TBC Global Ltd”, ku ai punon me markat dhe agjencitë për t’i ndihmuar ata të gjejnë mënyra me të vërtetë unike për të fituar dhe për të mbajtur vëmendjen e konsumatorëve të tyre. Ai është bashkë-autor i disa librave të vlerësuara ndërkombëtarisht mbi reklamat dhe marketingun si: “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”, “Hacker Maker Teacher Thief” dhe “Truly Ballsy Content”. Jon është personi i parë që ka qenë folës në festivalin më të madh të teknologjisë në botë “South By Southëest Interactive” 6 vite me radhë.
Alessandro Angilella është Digital Director i Prenatal Retail Group. Ai ka 20 vite eksperiencë në menaxhimin e projekteve komplekse me fokus në tregun online dhe atë e-commerce. Ai ka njohuri rreth shitjes me pakicë, menaxhimit të përmbajtjeve, tranzicionin dixhital, menaxhimin e ndryshimeve që po ndodh ndër vite etj.
Dragan Varagic merret me shitjet online, marketingun në internet, e-business dhe PR që nga viti 1998. Fokusi i tij kryesor është transformimi i biznesit, zhvillimi i e-business dhe edukimi. Libri i fundit që ai ka publikuar është “Digital Pre-Marketing”.
Barbara Slade Jagodic është konsulente e marketingut dixhital, SEO copywriter dhe pedadoge. “Zonja e Marketingut”, që shkëlqen në komunikimin dixhital. Ajo është nga gazetaret e para në web si dhe menaxhere e komunitetit në Kroaci.
Goran Jankuloski, bën pjesë në marketing që në vitin 2011 si anëtar i skuadrës dixhitale Executive Group. Duke punuar me shumë marka të mëdha lokale e rajonale, ai u zhvendos shpejt në pozicione të ndryshme.
Në vitin 2015 drejtoi grupin dixhital, përgjegjës për klientë si Coca-Cola, Fanta, Schweppes, United Media, Erste Bank dhe SBB.
Goran ka fituar shumë çmime në fushën e marketingut dixhital.
Miloš Skokić, pasi shpenzoi disa vite në industrinë e design, nisi karrierën në marketingun dixhital në 2013 si pjesë e grupit të marketingut dixhital të Communis DDB. Në këtë periudhë ai ishte përgjegjës për praninë onlinë të markave më të mëdha të FMCG. Ai punoi për klientë si Llotaria shtetërore e Serbisë, Heineken, Samsung, etj.
Në 2015 fokusi i tij ishte prania e Coca-Cola-s në median sociale, ku zhvilloi disa prej projekteve më të mëdha influencuese në rajon. Miloš dhe skuadra e tij janë pas suksesit të Fantas në Instagram, i cili qëndron në krye të listës së markave për komunitetin e adoleshentëve në Serbi. Miloš është partner në menaxhimin e agjencisë dixhitale Žiška.
DAN RAM
Vitet e fundit, Dan Ram ia ka dedikuar shumicën e kohës së tij krijimit të startup-eve duke përfshirë Parkpnp, Treehouse dhe Delhi Christmas Festival dhe rritjes & menaxhimit të fondeve. Ai është një person që udhëton shpesh dhe ka vizituar rreth 30 shtete deri më tani. Dan ështësipërmarrës, investitor dhe këshilltar pranë qeverisë, ligjërues, trajner, artist, prezantues në radio dhe strateg. Ai mban një diplomë për Ekonomi nga Universiteti Yale dhe një MBA nga Trinity College dhe ka punuar për OKB, World Vision dhe KPMG.
NEDIM SABIC
Me më shumë se 15 vjet eksperiencë në fushën e marketingut dixhital, aktualisht Nedim punon si menaxher për marketingun dixhital pranë Crowdfox dhe ka në pronësi SEO.ba. Ai është i fokusuar në SEO (search engine optimization), por ka gjithashtu përvojë me reklamat në Facebook, Google Adwords dhe e-mail marketing. Ai ka punuar në projekte të ndryshme për kompani të mëdha gjermane.
JAH YING CHUNG
Jah është themeluese e Launchpilots, një platformë partneriteti online që lidh studentët ekselentë dhe markat për sponsorizime të ndryshme. Me një rrjet prej mbi 25,000 studentësh në 16 vende, Launchpilots ka krijuar mbi 100 fushata për marka si Adidas, L’Oreal dhe Airbnb duke i lidhur studentët në të gjithë Azinë, me vlerë 1.000.000 dollarë HK. Launchpilots u ble nga platforma Robin8, në vitin 2017.
Jah Ying nisi biznesin e saj të parë në moshën 10 vjeçare, duke shitur brejtës tek mësuesit e saj dhe anëtarët e komuniteteve online. Jah Ying ka punuar gjithashtu me Shkëmbimin Civil dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, duke redaktuar dhe botuar raporte mbi çështjet e zhvillimit social dhe ekonomik në Hong Kong dhe Kinë.
NEIL COCKER
Neil Cocker është konsulent në industritë dixhitale/teknologjike dhe ka punuar me shumë organizata duke përfshirë Doëning Street, Tech City, Qeverinë e Uellsit, Këshillin Cardiff etj. Ai është themelues dhe drejtues i Dizzyjam, një shërbim e-commerce dhe merchandising për industrinë e pavarur të muzikës.
Neil është gjithashtu bashkëthemelues i Cardiff Start, një rrjet startup-esh dixhitale dhe teknologjike dhe themelues i NOÇI, një rrjet global për personat kreativë apo sipërmarrës.
Marjola Xhelili, ka mbi 15 vite eksperiencë në menaxhimin e markës, komunikimin dhe marketingun. Ajo ka udhëhequr strategjinë, zhvillimin dhe ekzekutimin e fushatave dhe eventeve në shkallë të gjerë. Marjola ka krijuar komunikime të fuqishme për markën, që e kanë bërë Vodafone Albania të bëhet marka më e dashur dhe frymëzuese në tregun vendas.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.