Nis ndërtimi i data-qendrës së dytë të Facebook në Evropë

Nis ndërtimi i data-qendrës së dytë të Facebook në Evropë


Shefi Ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka bërë të ditur dje se rrjeti gjigand social ka nisur punimet për ndërtimin e data-qendrës së dytë në kontinentin Evropian.

clonee
Ndërtimi i data-qendrës së dytë

Data-qendra e re do të ndërtohet në një fshat të vogël irlandez, Clonee. TechSot.Al raporton se data-qëndra tjetër në Evropë ndodhet në Lulea të Suedisë.

Kjo do të jetë data-qendra e gjashtë në të gjithë botën. Katër të tjerat ndodhen të gjitha në ShBA, Fort Worth, Texas, Altoona, Iowa, Forest City, Karolina e Veriut, dhe Prineville, Oregon, që ishtë dhe e para.

Sipas TechSot.Al, data-qëndra e Clonee do të jetë një nga më efikaset dhe një nga më të avancuarat në botë.

Pritet që së shpejti Facebook të ndërtojë një data-qendër edhe në Azi, më saktë në shtetin e Tajvanit, por asgjë nuk është konfirmuar nga vetë rrjeti social më i përdorur në botë.

*Shënim: data-qendrat (ang. data center) janë infrastruktura teknologjike, ku përpunohen të dhënat e një shërbimi apo website.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0