Nis lufta tregtare SHBA-Kinë. Taksa 25%

Nis lufta tregtare SHBA-Kinë. Taksa 25%


Kanë hyrë në fuqi tarifat e Shteteve të Bashkuara për importin e mallrave kineze. Taksimi i importeve me vlerë 34 miliardë dollarë, lajmëron fillimin e një beteje tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Taksa 25% në importet kineze sapo ka hyrë në fuqi dhe ka ngjallur reagimet e para.

Kina tha se SHBA ka nisur “luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike” duke premtuar kundërveprime.

“Ky lloj tatimi është një tradhti tipike, e cila rrezikon seriozisht sigurinë e industrisë globale”, tha një zëdhënës në Ministrinë e Tregtisë të Kinës.

Lexoni: Prodhuesit japonezë, 2x më shumë makina të prodhura në USA se jashtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se tarifat kanë për qëllim ndalimin e “transferimeve të padrejta të teknologjisë amerikane dhe pronës intelektuale në Kinë”, si dhe mbrojtjen e vendeve të punës.

Trump tashmë ka vënë tarifa edhe mbi importet e disa prodhimeve nga Bashkimi Europian, Meksika dhe Kanadaja.

Ai thotë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në SHBA, por, palët e tjera e quajnë këtë proteksionizëm dhe thyerje të rregullave globale të tregtisë.

burimi: www.nytimes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0