Nis licencimi i guidave turistike - Business Magazine Albania

Nis licencimi i guidave turistike


Shqipëria tashmë ka udhërrëfyesit e parë të licencuar të guidave turistike. Ministri i Turizmit Blendi Klosi tha gjatë aktivitetit të prezantimit, se profesioni duhet të zgjerohet edhe më tej në shërbim të turizmit.

Klosi tha se, “jemi bashkë me udhërrëfyesit e parë, të cilët marrin certifikatën e guidës turistike,  pasi kemi bërë akreditimin e të paktën 5 shkollave të arsimit profesional. Këto shkolla do të kualifikojnë trajnuesit dhe guidat. U bëjmë thirrje edhe universiteteve të futen në këtë fushë. Në veçanti universitetet që kanë të bëjnë më natyrën, duhet të rrisin kapacitetet trajnuese”.

Lexo: Ja disa nga “Bletët e Arta”. Sipërmarrja në turizëm që po mbështet formimin profesional

Sipas Klosit, shërbimi i guidave duhet të përmbajë informacion të zgjeruar për sa u përket zonave turistikë në çdo hapësirë të vendit, deri në zona të thella. Kërkesa vjen nga operatorë të huaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0