Nis ëndrra “Silicon Valley” për të rinjtë shqiptarë - Business Magazine Albania

Nis ëndrra “Silicon Valley” për të rinjtë shqiptarë

Të rinj shqiptarë të apasionuar pas teknologjisë dhe krijimit të startup-eve të përzgjedhur në projektin e “Startup Program: Roadmap to Silicon Valley” kanë nisur realizimin e ëndrrës së tyre. Programi, nismë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Junior Achievement of Albania (JAA), në partneritet me PROTIK dhe mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka nisur trajnimet online për të rinjtë e përzgjedhur në bazë të ideve të tyre inovatore me disa prej ekspertëve më të njohur botërorë.

Skuadrat start-up të përzgjedhura janë duke u trajnuar edhe nga eksperte te fushave te ndryshme si TIK, biznes, marketing, financë etj. Në vazhdën e trajnimeve të zhvilluara së fundmi, gjatë kësaj jave ka nisur një seri e re trajnimesh të dedikuara me skuadrat që janë pjesë e programit. Dje u zhvillua trajnimi me ekspertin e njohur Fil Guijarro i cili ndau me të rinjtë shqiptarë një modul mbi “Sales Habits and Sales Message Creation”.

Fil Guijarro është ekspert i njohur në ndihmesën që u jep kompanive digjitale,  veçanërisht në shitje dhe këto njohuri po i ndan me të përzgjedhurit shqiptarë. Në ditët në vijim, trajnimet do të mbulojnë fusha të tjetra që nga metodologjitë, targetimi i klientëve, procesi i shitjeve etj. Qëllimi është që të rinjtë shqiptarë të njihen me praktikat më të mira botërore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe biznesit për të përshtatur idetë e tyre inovatore të tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë.

Programi “Roadmap to Silicon Valley”, është një iniciativë e krijuar enkas për t’u dhënë shans të rinjve të talentuar shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit. Gjatë fazës së parë, dhjetëra të rinj aplikuan mbi idetë e tyre dhe krjimin e startup-eve të reja në TIK dhe të përzgjedhurit janë duke jetuar ëndrrën për të prekur nga afër në përfundim të programit Silicon Valley-n, qendrën globale më të madhe e teknologjisë dhe inovacionit në botë, shtëpi e disa prej gjigandëve teknologjikë si Apple, HP, Google, Oracle, Intel, Cisco, Facebook etj.

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0