Nis diskutimi për teknologjinë 5G. Mund të implementohet brenda vitit - Business Magazine Albania

Nis diskutimi për teknologjinë 5G. Mund të implementohet brenda vitit

Implementimi i teknologjisë 5G pritet të nisë këtë vit, bazuar në arkitekturën aktuale 4G. Në të njëjtën kohë synohet një korridor i përbashkët 5G me Kosovën. AKEP ka hedhur për konsultim dokumentin që parashikon teknologjinë e re, “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave të brezit 3400 – 3800 MHz”.

Sipas AKEP, bazuar në praktikat e ndjekura në vendet e BE-së për futjen e teknologjisë 5G në tregun e telefonisë mobile, implementimi fillestar i teknologjisë 5G në këtë brez frekuencash është mundësuar nga ripërdorimi i arkitekturës ekzisutese të teknologjisë 4G me implementimin Non-stand Alone (NSA). Ky brez frekuencash është caktuar kryesisht në shtetet Anëtare të BE-së dhe përfiton nga ekonomitë e mëdha të shkallës (duke qenë se është brezi kryesor 5G në mbarë botën).

Shpërndaja e duhur e këtij brezi frekuencash, pritet të ndikojë pozitivisht në konkurrencën midis operatorëve ekzistues në treg, pasi disponueshmëria e frekuencave të lira në këtë brez mund të inkurajojë futjen në tregun e telefonisë celulare edhe të operatorëve të rinj që mund të operojnë me teknologjinë 5G, apo të nxisi rritjen e kërkesave për akses dhe nga aktorë të tjerë.

Ky dokument sjell edhe Memorandumin e Bashkёpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës “Për krijimin e korridorit digjital 5G dhe lehtësimin e lëvizjes në të ardhmen”, nënshkruar në 2020.

Memorandumi parashikon edhe hartimin e politikave dhe programeve të zhvillimit të rrjeteve 5G, në përcaktimin e standardeve për rrjete të sigurta dhe lëvizshmërinë, bazuar në praktikat e mira të BE-së dhe angazhimet ndërkombëtare për rrjetet e pastra.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0