Nine Entertainment Co Holdings Ltd, transmetues dhe publikues australian, ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje shumëvjeçare të furnizimit me përmbajtje me Google-in dhe Facebook-un, në bazë të ligjeve të reja të licencimit për rritjen e fitimeve.
Tre firmat më të mëdha mediale të Australisë kanë marrëveshje me dy kompanitë amerikane të teknologjisë, të cilat kishin kundërshtuar ligjet deri këtë vit çka çoi në negocim të tarifave që do të paguhen lidhur me klikimet në platformat e tyre.
Shefi ekzekutiv i Nine-it, ka njoftuar se do të sigurojë artikuj dhe klipe për platformën e Google-it, News Showcase, për pesë vite dhe për një produkt të ngjashëm të Facebook-ut për tre vite.
“Këto marrëveshje do të kontribuojnë në mbështetjen e gazetarisë së rangut botëror në të cilën biznesi ynë lulëzon”, i ka thënë Mike Sneesby stafit përmes një email-i të brendshëm.
Ai ka shtuar se marrëveshjet do të ndihmojnë gjithashtu firmën të ndjekë rritjen për të mbështetur forcën e saj në një hark kohor afatgjatë. Gjatë muajve të fundit, marrëveshjen me gjigantët e teknologjisë e kanë nënshkruar edhe dy media të tjera tradicionale australiane, të cilat dominojnë tregun, Seven West Media Ltd dhe NeWs Corp-i i Rupert Murdoch.
Detajet financiare nuk janë bërë të ditura, mirëpo Nine ka thënë se priste ta ndihmonin në rritjen e fitimit para taksave në njësinë e saj botuese deri në 40 milionë dollarë. Kjo deri në muajin qershor të vitit 2022.
Këto lëvizje të publikuesve australianë vijnë pas një mosmarrëveshje për shkak të ligjeve të qeverisë australiane që detyruan fillimisht Facebook-un të bllokonte të gjitha përmbajtjet e palëve të treta në platformën e tij. Më pas, kompanitë e mëdha teknologjike janë regjistruar për të paguar për përmbajtjen e publikuesve vendas.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.