Nike lançon atletet HyperAdapt 1.0 që mbathen automatikisht - Business Magazine Albania

Nike lançon atletet HyperAdapt 1.0 që mbathen automatikisht


Nike ka lançuar HyperAdapt 1.0, atletet e saj të para që lidhen vetë që operojnë me bateri.

Drejtuesja e Inovacionit Tiffany Beers e Nike ka shpjeguar se si lidhëset high-tech lidhen vetë. “Kur i vishni në këmbë, shputa juaj do të shtypë një sensor dhe sistemi do të shtrëngohet automatikisht,” ka thënë ajo në një deklaratë në ëebite-in e Nike. “Dhe më pas ndodh 2 butona anash për t’i shtrënguar ose liruar. Ju mund ta përshtasni me këmbën tuaj derisa t’ju rrijë mirë.”

Personalizimi në “majë të gishtave” në këmbët tuaja.

Ideja është t’i japim përdoruesit më shumë kontroll mbi masën e këpucës në këmbën e tij, ka thënë dizenjuesi i Nike Tinker Hatfield.

Vitin e kaluar, Hatfield i dha Michael J. Fox këpucët origjinale të Marty McFly nga Back to the Future, një palë këpucë të cilat mund të mbatheshin vetë.

Aktori ikonë provon këpucët e edicionit të limituar që nuk doli në shitje, të cilat janë fiks për masën e tij më 21 tetor 2015. Kjo është pikërisht data kur ai udhëton në Back to the Future Part II, ku ai mbath një palë këpucë magjike të cilat kanë fuqinë të mbathen automatikisht.

Nike Hyper Adapt 1.0 do të jenë të vlefshme për shitje për sezonin e pushimeve për psonisje. Ndërsa nuk ka ende dijeni rreth çmimit të këtyre atlete, bëni më mirë të filloni të kurseni. Nuk mund të imagjinojmë të jenë të lira.

Jo gjithkush mund t’i blejë ato në fakt. Në një manovër shumë të zgjuar marketing, Nike thotë se duhet të jesh një përdorues i regjistruar në Nike+, aplikacionin e fitnesit të vetë kompanisë. Nëse jeni të interesuar për të blerë një palë atlete Nike Hyper Adapt 1.0, ju mund të regjistroheni për të marrë azhornime me email nga Nike.

https://youtu.be/z7Cyv3cvIxY

 

/Nike News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0