Nike, historia e një marke 55 vjeçare - Business Magazine Albania

Nike, historia e një marke 55 vjeçare


Nike është një nga shitësit më të njohur të veshjeve dhe këpucëve sportive, por ka shumë gjëra për kompaninë që jo çdo person i di. Pavarësisht se shumica e popullsisë mbajnë të paktën një artikull të bërë nga Nike, ka shumë fakte interesante, të cilat janë relativisht të panjohura.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 36 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

  • Nike u themelua më 25 Janar 1964 nga Bill Bowerman dhe Phil Knight.
  • Selia është e vendosur në qarkun e Uashington, Oregon, SHBA.
  • Shumë admirues të flaktë të markës e shqiptojnë keq emrin ‘Nike’. Saktë shqiptohet ‘ny-kee’ dhe emri i tij vjen nga perëndesha greke e fitores. Sipas mitologjisë Nike do të thotë fitore, shpejtësi dhe entuziazëm.
  • Logoja e famshme Nike, një vijë solide, është dizejnuar për vetëm 35 dollarë nga Carolyn Davidson, një studente në Universitetin Shtetëror të Portland. Më vonë, kjo logo u dha një vlerë më shumë se 640,000 dollarë produkteve të Nike.
  • Slogani “Just Do It”, i cili tashmë është i njohur në të gjithë botën, u frymëzua nga fjalët e fundit të Gary Gilmore. Vrasësi serial tha ‘Le ta bëjmë këtë (Just Do It)’ para se të ekzekutohej.
  • Nike gjithashtu zotëron Converse dhe Hurley. Megjithë blerjen e të dy markave mbi një dekadë më parë, shumë njerëz nuk e kuptojnë se markat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Hurley aktualisht vepron si Nike Surfing dhe sponsorizon disa nga sërfistët më të mirë në botë, duke përfshirë John John Florence dhe Carissa Moore.
  • Nike shet këpucë, veshje dhe pajisje sportive në mijëra dyqane në mbarë botën. Në total, ka më shumë se 900 milionë artikuj të shitur çdo vit.
  • Nike merr këpucët e tua të vjetra dhe i kthen ato në terrene ku mund të luajnë fëmijët. Materiali i ricikluar quhet “Nike Grind”.
  • Këpucët e njohura huarache që Gigi Hadid dhe të famshëm të tjerë pëlqejnë janë dizenjuar nga Tinker Hatfield dhe frymëzuar nga sporti ski në ujë.
  • Gjatë viteve, Nike ka bërë disa reklama që kanë fituar çmime, në vitin 2000 dhe 2002, kompania fitoi çmimin Emmy.
  • Një nga risitë më të fundit të Nike është një këpucë që mund të lidhet në mënyrë elektronike me një smartphone. Këpucët përmbajnë një pajisje kompjuterike, e cila është vendosur në të dhe mund të lidhet me smartphone-in e kujtdo që mban këpucët.
  • Në të gjithë tregun e këpucëve sportive, Nike zë 62% të tij, duke e bërë atë markën më popullore për këpucët sportive.
  • Nike jo vetëm që prodhon këpucë për jetën e përditshme. Tinker Hatfield, projektuesi i këpucëve për Nike, krijoi çizmet Bat për filmin e parë të Batman. Përveç kësaj, këpucët që përdoren për të luajtur skateboard veshur nga Michael J. Fox në ‘Back to the Future: Part II’ janë dizenjuar nga Nike.
  • Dyqani më i madh Nike ndodhet në Oxford Street në Londër dhe në total është 42.000 metra katrorë.
  • Këpucët e para u bënë duke përdorur një hekur në formën waffle, e cila krijoi kanale në thembra. Këto më pas ndihmuan që këmba të shtrohej më mirë kur atletët i vishnin ato, duke i bërë shumë të rehatshme.
  • Në vitin 1978, Nike krijoi një reklamë të re për këpucët e tij Air Max dhe për herë të parë, një këngë e Beatles u përdor në një reklamë të Nike. Kënga që u zgjodh për reklamën ishte Revolucioni Nr. 9.
  • Kur kompania nisi në fillim, u quajt Blue Ribbon Sports. Në vitin 1971, emri u ndryshua në Nike. Phil Knight, një nga bashkë-themeluesit, donte të ndryshonte emrin në ‘Dimension 6’, por në fund, Nike ishte emri i preferuar nga të dy emrat e mundshëm.
  • Që nga viti 2015, ka pasur më shumë se 62,000 punonjës që punojnë për Nike në të gjithë globin.
  • Produktet Nike janë bërë në fabrika, të cilat nuk janë në pronësi të vetë kompanisë. Në vend të kësaj, kontraktorët zotërojnë fabrikat dhe Nike i paguan ata për të prodhuar mallrat.
  • Air Jordan 1 u bë i famshëm nga basketbollisti Michael Jordan, megjithëse, Jordan i urrente ngjyrat e kuqe dhe të zeza kur pa në fillim këpucët. Gjithashtu Shaquille Rashaun O’Neal, i njohur edhe si Shaq, shkoi të takohej me pronarët e Nike i veshur tërësisht me veshje Reebok. Kjo për shkak se ai nuk donte të nënshkruante asnjë kontratë me Nike.
  • Lojtari rumun i tenisit Ilie Nastase nënshkroi një kontratë me kompaninë Nike në vitin 1972. Ai ishte atleti i parë që reklamoi për Nike.
  • Në vitin 2003, dyqani i njohur i këpucëve “Foot Locker” ndërpreu bashkëpunimin me Nike, pasi besonte se çmimet ishin shumë të larta.
  • Zoom Air, një nga këpucët më të njohura të Nike, u prezantua në treg në vitin 1995, por së pari iu dha emri Tensile Air.
  • Nike mbështet shumë Universitetin e Oregonit dhe ekipet e tyre sportive, duke u siguruar atyre veshje ekskluzive dhe fonde.
  • Këpucët për Nike prodhohen kryesisht në Kinë, Indonezi dhe Vietnam, por shumë prej këpucëve janë prodhuar edhe në SHBA.
  • Nike Golf, e cila është një degë e kompanisë Nike, filloi në vitin 1984 nga Bill Wood; megjithatë, fitoi popullaritet vetëm kur Tiger Woods nënshkroi një kontratë në vitin 1996.
  • Byrzylyku shumë i popullarizuar LiveStrong është parë për herë të parë në vitin 2008; megjithatë, Phil Knight nuk ishte i bindur për këtë ide dhe madje qeshi me të gjatë një interviste me Oprah.
  • Nike kërkon që sportet të jenë për të gjithë. Motoja e tij, e krijuar nga bashkëthemeluesi Bowerman, është “Nëse keni një trup, ju jeni një atlet”.
  • Nike ofron kurse falas për stërvitje. Ju mund t’i shkarkoni kurset dhe aplikacionet e saj falas.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 36 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0