Ngritja e ekonomisë "freelancer" - Business Magazine Albania

Ngritja e ekonomisë “freelancer”


Ndihem keq për të diplomuarit nga universiteti.

Ata paguajnë qindra e mijëra dollarë për arsimim dhe një copë letër. Ata u dërgojnë rezumenë e tyre dhjetëra kompanive dhe presin për një përgjigjie. Dhe më pas u duhet të presin ende. Ata vazhdojnë të presin, presin, dhe presin. Ndërsa ata presin borxhet e tyre nuk largohen. Shpenzimet e tyre të jetesës nuk ndërpriten papritur derisa dikush t’u ofrojë një punë. Niveli i stresit rritet. Vetëbesimi bie. Dhe sikur të mos mjaftonte, është edhe një problem tjetër me pritjen.

Akti i pritjes çon në rritjen profesionale reaktive. Me fjalë të tjera, kompleti i zotësive tuaja nuk fillon derisa ju të fitoni punën.

Ky nuk ka pse të jetë rasti, dhe tregu në rritje i shkrimtarëve të pavarur në të gjithë Shtetet e Bashkuara tregon se profesionistët e rinj janë gati për ndryshim. Sapo stigmatizohet si dembelizëm ose mospunësim, fjala “freelancer” po fillon të marrë këto konotacionet negative. Por mos më besoni mua, le të shikojmë shifrat.

Ka rreth 53 milionë freelancer në Amerikë sot. Deri në 2020-ën, 50% e forcës punëtore amerikane do të jetë e përbërë nga shkrimtarë të pavarur (kjo nuk do të thotë se ata janë shkrimtarë të pavarur me kohë të plotë, por një në çdo dy punonjës do të jetë një shkrimtar i pavarur deri në njëfarë kapaciteti të tij/saj). Kjo punë sipas kërkesave, ekonomi e çastit po përhapet gjithmonë e më shumë midis profesionistëve të pavarur të cilët po përdorin smartphonat dhe teknologjinë për të krijuar ekosisteme pune të cilat u pëlqejnë. Kush thotë që nuk mund të ngasësh një Uber në mëngjes, të dizenjosh një website gjatë pasdites dhe të përgatisni ushqimin e kompanisë suaj natën? Ekonomia e vjetër do t’ju bënte të besonit se duhet të zgjidhni një punë, të punoni shumë për 40 vitet e ardhshme në atë kompani dhe më pas të dilni në pesnion. Por jo ekonomia e re. Sa më i shumëllojshëm bagazhi i zotësive tuaja, aq më shumë mundësi do hasni në rrugën tuaj.

E themeluar nga vizionari Sebastian GYR, Tispr ka si vizion dhe përqafon këtë forcë të re punëtore alternative. Për këtë arsye, Sebastian dhe skuadra e tij krijoi Tispr, një treg hiperlokal nëpërmjet telefonave që lidh personat e aftë të pavarur dhe të talentuar me të tjerë të cilët kanë nevojë për këto shërbime. Tispr është bërë numri një që lidh konsumatorët me ofruesit nëpërmjet telefonave.

Kjo përqasje lokale për krijimin e një ekosistemi të vlerave të përbashkëta ripersonifikon punën. Shërbimet radhiten që nga zhvilluesë të faqeve të internetit deri te role më pak tradicionale si fotografuesë të zhytësve në ujë, kloun italianë etj. Nuk dini ç’të bëni të Premten në darkë? Telefononi një kloun që të vijë dhe të përformojë në apartamentin tuaj për ty dhe miqtë tuaj.

Kjo platformë është hapi i parë drejt unifikimit të forcës punëtore të fragmentuar. Momentalisht, miliona njerëz gumëzhijnë në kafene, kontaktojnë miq dhe të klientë të shkuar për të gjetur punë. Kjo lloj ekonomie është kthyer në një forcë pune të padukshme. Tispr do ta bëjë sërish të dukshsme, lokalisht dhë në pëllëmbën e dorës suaj. Imagjinoni sikur jeni vonë për një party dhe nuk kishit kohë të bënit make-up. Me klikimin e një butoni, një artist/e makeup-i mnd të vijë në shtëpinë tuaj. Po sikur të ishit një shkrimtare, dhe ndërsa artistja e makeup-it po aplikon dhuntitë e saj kreative në tonin e syve, ju tregon se ka nevojë për dikë që ta ndihmojë të bëjë website-n e saj të ri? Urime, intervista juaj fillon tani. Unë do të thosha se keni një nishan të mirë për punë.

Nëse mendoni për kompani si Airbnb, Uber, Getaround dhe të tjera, ato po eliminojnë humbjet. Ata po marrin burime të papërdorura dhe po krijojnë vlerë. Platforma të tilla bëjnë të njëjtën gjë me makina dhe apartamente (tani për tani). Tispr bën të njëjtën gjë me njerëzit, konkretisht zotësitë dhe talentet e tyre. Kur talenti i pashprehur i miliona njerëzve ka se ku shkon, atëherë jemi në rrugën e duhur.

Ashtu siç thotë Tispr, “le të flasim për punë.” Ku të firmos kontratën?

Sepse jam gati.

 

/Shkruar nga Brian Rashid, Publikuar nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0