Ngadalësohet blerja e arit nga Bankat Qendrore - Business Magazine Albania

Ngadalësohet blerja e arit nga Bankat Qendrore


Bankat Qendrore kanë ngadalësuar blerjen e arit në muajin shkurt, duke marrë 25 tonë të metalit të verdhë kundrejt 41 ton në muajin Janar, tregojnë të dhënat e Këshillit Botëror të Arit.

Kjo vjen gjithashtu për shkak se ka patur më shumë shitje se blerje mujore nga banka të caktuara, duke i çuar zotërimet kolektive të arit të bankave qendrore globale në rënie me 16 ton në muajin Shkurt, që është rënia e parë që prej Janarit të 2015-ës.

Shumica e blerjeve kanë qenë prej Kinës dhe Rusisë, që kanë shtuar 10 dhe 11 ton të metalit të çmuar në zotërimet e tyre në mënyrë reskeptive. Ekspertët e lëndëve të para në grupin anglez të hulumtimeve makroekonomike “Capital Economics”, thonë se ngadalësimi në ritmin e blerjes nga Bankat Qendrore mund të jetë dhe sezonal.

Blerjet kanë gjasa të rifillojnë vrullin më vonë gjatë vitit, pasi ari qëndron një aktive strategjike e rezervave për Bankat Qendrore. Ekspertët thonë se ka arsye pozitive që bankat qendrore të vazhdojnë të përdorin arin si pjesë të rezervave të tyre, përfshirë diversifikimin larg dollarit.

Ky është rast kryesor për tregjet në zhvillim, ku bankat qendrore kanë ulur mbajtjen e arit si përqindje të rezervave totale, krahasuar me ekonomitë e zhvilluara. Turqia reduktoi rezervat e arit me 37 tonë në muajin shkurt.

 

/ Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0