“Nga Vlora e Shqipërisë” – El Pais me artikull të veçantë për suksesin e inxhinieres Mira Murati - Business Magazine Albania

“Nga Vlora e Shqipërisë” – El Pais me artikull të veçantë për suksesin e inxhinieres Mira Murati

Gazeta prestigjioze franceze “El Pais” i ka dedikuar një artikull të veçantë inxhinieres shqiptare Mira Murati, e cila pak javë më parë u përzgjodh nga Financial Times si një nga 25 gratë më të fuqishme në botë.

El Pais përshkruan në këtë artikull rrugëtimin dhe suksesin e pakrahasueshëm të Muratit në sektorin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale

Inxhinierja shqiptare e cila është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI, cilësohet nga gazeta franceze si një nga gratë e pakta që posedon këtë pushtet që dominohet tradicionalisht nga burrat.

Murati nga Vlora e Shqipërisë ka qenë një nga akterët kryesorë në OpenAI, një kompani që pak kush dinte për të një vit më parë, dhe sot vendos ritmin në industrinë e AI-s, shkruan El Pais.

Si shefe e teknologjisë, Murati ka mbikëqyrur ekipin që ka zhvilluar chatbotin ChatGPT, aplikacionin më të suksesshëm në histori si dhe mjetin për gjenerimin e imazheve DALL-E.

Emri i saj, sipas gazetës, ishte i pari që ishte konsideruar për të zëvendësuar Sam Altmanin në pozitën e CEO-s kur bordi e shkarkoi atë tre javë më parë, i cili u kthye përsëri pas një drame disa ditore.

Murati ishte një nga katër personat që themeluan kompaninë OpenAI, përfshirë Altmamin, Ilya Sutskever, dhe Greg Brockman.

Ajo kishte qëndruar për pak kohë në pozitën e CEO-s në OpenAI, ndonëse ishte pjesë e iniciativës për rikthimin ish-shefit të saj.

Para se të vinte në OpenAI, ajo ishte një analiste në Goldman Sachs, një inxhiniere në kompaninë franceze të hapësirës ajrore “Zodiac Aerospace”, një menaxhere produkti në Tesla, ku mbikëqyrte automjetin Model X dhe zëvendëspresidente e produktit në Leap Motion, një kompani e realitetit virtual.

Në vitin 2018, ajo bëri hapin drejt OpenAI sepse njohuritë e saj për AI e bënë atë të mendonte se inteligjenca e përgjithshme artificiale (që tejkalon aftësitë njerëzore), ishte afër të bëhej realitet.

Ajo donte të ishte pjesë e zhvillimit të saj, pati thënë në një intervistë të publikuar nga Wired.elpais

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0