Nga sot nis zbatimi i dispozitave të reja të Kodit Doganor - Business Magazine Albania

Nga sot nis zbatimi i dispozitave të reja të Kodit Doganor


Sot hyn në fuqi plotësisht Kodi i ri Doganor, i cili është miratuar në vitin 2014 nga Parlamenti. Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë, vendos rregullat dhe procedurat e përgjithshme të zbatueshme për mallrat që hyjnë në/ose që dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, si dhe statusin, kompetencat dhe organizimin e personelit të administratës doganore.

Kodi zbatohet në mënyrë uniforme në të gjithë territorin doganor të Republikës së Shqipërisë pa cenuar marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, si dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.

Kodi Doganor ka hyrë në fuqi gradualisht që nga viti 2015. Nga sot nis edhe zbatimi i dispozitave të reja të tij. Ai synon thjeshtëzimin e procedurave, kryerjen e kontrolleve në bazë të riskut, si dhe rritjen e masave që çojnë në një regjim doganor elektronik pa letra. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në të gjitha përafrimet që ka bërë në Kodin Doganor është udhëhequr nga ‘aqui comunitaire’ dhe nga rregulloret e BE-së.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0