Nga muaj Shkurt nis shërbimin "Qendra e Thirrjeve" për bizneset - Business Magazine Albania

Nga muaj Shkurt nis shërbimin “Qendra e Thirrjeve” për bizneset


Për çdo çështje që ka lidhje me administratën tatimore, individët apo edhe bizneset do të mund të marrin informacion përmes një qendre të dedikuar, e cila do të nisë të funksionojë nga muaji Shkurt.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se sipërmarrësit dhe qytetarët mund të marrin asistencë dhe informacion pa pagesë përmes Qendrës së Thirrjeve (Call Center). Ky shërbim ofrohet për herë të parë nga administrata tatimore.

“Duke telefonuar Qendrën e Thirrjeve, tatimpaguesit dhe qytetarët do të marrin asistencë në kohë reale për çështje që lidhen me administratën tatimore, pa qenë nevoja të prezantohen në sportelet e shërbimit të tatimpaguesve.”

Shërbimi do të ofrohet me dy turne, nga e Hëna në të Enjte, prej orës 09:00-20:00 dhe të Premten nga ora 09:00 deri në orën 16:00. Për të garantuar ofrimin e asistencës dhe informacionit të cilësisë së lartë është trajnuar një staf i dedikuar, si dhe janë aplikuar për herë të parë sisteme të avancuara operative për trajtimin e thirrjeve.

Qytetarët do të kenë mundësinë të përzgjedhin llojin e informacionit nëpërmjet shërbimit të përgjigjes automatike”, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Për të parë reagimin e biznesit në lidhje me nevojat për këtë shërbim, tatimet ndërmorën anketime, ku më shumë se 60% e bizneseve deklaruan se preferonin të marrin shërbime me Call Center.

Kjo qasje e Tatimeve ndaj biznesit po vjen pas defekteve që shfaqi aksioni i fazës së parë antiinformalitet që u zhvillua në terren gjatë vitit të kaluar. Kthimi i marrëdhënieve në normalitet po testohet duke pyetur bizneset.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0