Nga Mr. Beast tek Elon Musk, kush po garon për blerjen e TikTok? - Business Magazine Albania

Nga Mr. Beast tek Elon Musk, kush po garon për blerjen e TikTok?

Aplikacioni i shumëpërfolur, Tiktok, është në kërkim të një blërësi amerikan pas kërcënimit për ndalim.

Dita e fundit për realizimin e shitjes është shtyrë për 75 ditë, pas një ndalimi të shkurtër të aplikacionit më 19 janar.

Lexo gjithashtu: Trump sugjeron që TikTok të blihet nga Microsoft

Po cilët janë kanditatët kryesorë për blerjen e aplikacionit?

  1. Mr. Beast (Jimmy Donaldson)

Youtuberi i famshëm MrBeast është një nga investitorët e mundshëm. Ai është pjesë e një sindikate investitorësh që propozon një ofertë të plotë për të blerë TikTok. Donaldson ka deklaruar se shumë miliarderë janë interesuar për të kthyer marrëveshjen në realitet dhe ka shprehur dëshirën për “të marrë një vend” në tryezën e negociatave për të shpëtuar platformën.

  1. Frank McCourt dhe “The People’s Bid”

McCourt, një miliarder i pasur nga SHBA, është në krye të një grupimi që synon të blejë TikTok dhe ta përdorë atë për të promovuar fuqizimin e të dhënave dhe njerëzve në platformë. Ky grup ka siguruar angazhime investitorësh deri në 20 miliardë dollarë.

  1. Elon Musk dhe Larry Ellison

Ish-Presidenti Trump ka shprehur hapur mbështetje për Musk dhe Ellison si personat më të mundshëm për të blerë TikTok. Musk ka qenë kritik ndaj ndalimit të TikTok, duke e quajtur atë një kundërshtim të lirisë së shprehjes.

Përpos më të diskutuarve ka pasur dhe të interesuar të tjerë.

  • Steven Mnuchin, ish-sekretar i Thesarit të SHBA-së, ka shprehur interesin për të investuar në platformë.
  • Bobby Kotick, ish-CEO i Activision, ka menduar gjithashtu mundësinë e blerjes së TikTok, sipas asaj që raportohet në media.

Koha po kalon dhe këto zhvillime janë në një fazë të nxehtë për të përcaktuar se kush do të fitojë të drejtën për të pasur një ndikim në TikTok, një platformë që ka bërë revolucion në industrinë e medias sociale.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0