Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë regjistruar pjesëmarrjen e tyre më të lartë, që nga viti 1900. Sipas shifrave të llogaritura, mbi 67% e votuesve në Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2020, sipas New York Times. Viti i largët 1900, ka qenë i fundit kur pjesëmarrja shënoi 73.2%. Në zgjedhjet e vitit 2016, 59.2% e votuesve morën pjesë në zgjedhje.
Përveç zgjedhjeve presidenciale, votuesit amerikanë vendosën gjithashtu për 35 senatorë, të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, 13 guvernatorë të shteteve dhe territoreve dhe qeverive lokale. Por në disa shtete, zgjedhjet ishin gjithashtu një referendum për çështje të rëndësishme.
HIGHEST VOTER TURNOUT SINCE 1900 (per .@ElectProject) pic.twitter.com/INvONPoo1y
— Bruce Mehlman (@bpmehlman) November 4, 2020
- Kështu, votuesit në disa shtete votuan për legalizimin e marihuanës. Referendume u mbajtën në Arizona, Montana, New Jersey, Dakota e Jugut dhe Misisipi të martën, së bashku me zgjedhjet presidenciale të SHBA. Sipas agjencisë së lajmeve AP, shumica e votuesve ishin pro legalizimit (në sasi më të vogla dhe për qëllime mjekësore). Oregon miratoi përdorimin e parë terapeutik të psilocibinës, një ilaç halucinogjenik i njohur si “kërpudha magjike”. Rezultatet tregojnë një ndryshim të madh në politikën e drogës në SHBA, me marihuanën ende të ndaluar në nivelin federal. Që nga viti 1996, 33 shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë lejuar përdorimin e marihuanës mjekësore, 11 kanë aprovuar përdorimin rekreativ dhe 16, përfshirë ato që lejojnë përdorimin e marihuanës mjekësore, kanë dekriminalizuar posedimin, sipas Organizatës Kombëtare të Reformës së Ligjit për Marijuanën.
- Në Kaliforni, qytetarët votuan në një referendum, ndër të tjera, për ata që dalin nga burgu që të kenë të drejtën e votës përsëri.
- Në Kolorado, votuesit ranë dakord të ulnin taksat lokale të të ardhurave dhe refuzuan një propozim për të ndaluar abortin pas 22 javësh.
- Në Luiziana, nga ana tjetër, votuesit vendosën që kushtetuta federale të mos vendoste një të drejtë themelore për abortin.
- Për banorët e Misisipit, dita e zgjedhjeve ishte një mundësi për të votuar për flamurin e ri, pasi të dy dhomat e parlamentit lokal kishin vendosur më parë të ndryshonin versionin e vjetër. Kjo i dha fund polemikave të viteve mbi flamurin shtetëror, i cili është përdorur me stemën e Konfederatës për 126 vitet e fundit. Shumë amerikanë e konsiderojnë këtë simbol fyes, sepse u përdor nga mbrojtësit e skllevërve të Jugut gjatë Luftës Civile.
LEXO: Zgjedhjet në SHBA, sa shpenzuan kandidatët për reklama dhe fushatë
Elektorati i polarizuar amerikan i ka dhënë vendit me zgjedhjet e fundit presidenciale senatoren e parë transeksuale dhe kongresmenin e parë afro-latino-amerikan ‘gay’, dhe gjithashtu deputeten e parë mbështetëse të hapur të rrjetit vendas të teorive të konspiracionit ‘QAnon’, që besojnë se bota komandohet nga një ‘kabalë’ e fshehtë miliarderësh. FBI e ka përshkruar organizatën si kërcënim i mundshëm terrorizmi të brendshëm, por kjo nuk e ka penguar Greene të merrte mbështetje fushate nga Heritage Foundation, dhe donatorë të tjerë të mëdhenj republikanë.
Gjithashtu ka rifituar vendin në kongres ato që njihen si “katërshja progresive demokrate” e grave me ngjyrë – Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley and Rashida Tlaib.
Sarah McBride u bë senatorja e parë transseksuale në fiton karrige në SHBA. “Shpresoj që kjo të tregojë të rinjve LGBTQ se demokracia jonë është e madhe edhe për ta,” tha 30 vjeçarja McBride, pas fitores në Delaware.
Në Vermont, 26 vjecarja Taylor Small, u bë transgjinorja e parë kongresmene e këtij shteti pasi mori 41% të votave. Small tha se fitorja e saj është “jo një moment historik për veten time por për komunitetin tonë”. 32 vjeçari Ritchie Torres, u bë kongresmeni i parë afro-latino ‘gay’ në SHBA. pas fitores së lehtë në distriktin e 15-të të New York. “Ai ishte një kandidat i shkëlqyer dhe latini më i ri i zgjedhur në zonë, bir i një nëne të vetme nga Bronx dhe kampion për punëtorët në New York City,” tha Tony Cárdenas, kreu i grupit të të drejtave të popullatës hispanike amerikane Bold PAC.
Kandidati republikan Madison Cothorn, 25 vjeç, është bërë senatori më i ri në historinë e SHBA-ve dhe anëtari i parë i Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A. që ka lindur në vitet 1990, sipas Washington Post. Kathorn, i cili mbushi 25 vjeç në gusht, mundi Demokratin Mo David me 54.4% kundrejt 42.4% në këtë shtet kryesisht Republikan. Me zgjedhjen e tij, Cothorn merr titullin e senatorit më të ri nga senatori demokrat i New York, Alexandria Okasio-Cortes, i cili është 31 vjeç dhe u rizgjodh dje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.