Shqipëria gjithnjë e më tepër po përqendron vëmendjen drejt një vizioni të qartë, të pozicionohet si një lider rajonal në teknologji dhe inovacion në Ballkanin Perëndimor. Ky përkushtim u pasqyrua qartë në dy ngjarje madhore VivaTech 2025 në Paris dhe Act Now 2025 në Tiranë, ngjarje të cilat jo vetëm tregojnë nisjen e një epoke të re për transformimin digjital të vendit, por edhe rikonfirmojnë rolin e sipërmarrësve, inovatorëve dhe profesionistëve si motorri kryesor i këtij ndryshimi.
Albania Future Now
Në qershor të këtij viti, Shqipëria u bë pjesë e një prej skenave më të rëndësishme të teknologjisë në Europë, VivaTech 2025, e mbajtur në Paris. Nën moton “Albania Future Now”, vendi ynë jo vetëm që tregoi gatishmërinë për të qenë pjesë e revolucionit digjital, por ofroi një model të ri bashkëpunimi midis shtetit, sektorit privat dhe aktorëve të inovacionit.
Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të Durana Tech dhe TEDA Tirana, dy parqet teknologjike më premtuese në Shqipëri, si dhe institucione si AIDA dhe Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC), të cilat paraqitën një ofertë konkrete për investitorët ndërkombëtarë.
Durana Tech Park është një nga projektet më ambicioze që synon të kthehet në epiqendër të kërkimit, inovacionit dhe prodhimit teknologjik. Përmes mbështetjes strategjike për ndërmarrjet e vogla e të mesme, Parku Teknologjik Durana synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase.
TEDA Tirana është zona e parë ekonomike e lirë në Shqipëri, që me pozicionin gjeografik, në zemër të Ballkanit, me burime të shumta natyrore dhe një fokus të qartë në energjinë e gjelbër, krijon një mjedis të favorshëm për projekte të qëndrueshme dhe inovative. TEDA ofron një platformë ideale për zgjerimin e bizneseve në një mjedis të favorshëm fiskal dhe logjistik.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi rëndësinë e momentit: “Mendoj që ne jemi në momentin më të mirë tonin sa i takon edhe motos tonë Albania Future Now, pra e ardhmja për Shqipërinë është sot dhe në fushën e inovacionit dhe teknologjisë që janë shumë të rëndësishëm si sektorë sa i takon ekonomisë digjitale, ne vijmë për të folur me një gjuhë të unifikuar dhe me një ofertë konkrete sa i takon parqeve Durana dhe TEDA”
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.