Nga 15 Gushti marrja e patentës do të vonojë vetëm 30 minuta

Nga 15 Gushti marrja e patentës do të vonojë vetëm 30 minuta


Për të gjithë personat që do të pajisen me patentë pas datës 15 gusht, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka një lajmërim. Në një njoftim zyrtar në rrjetin social Facebook, ata njoftojnë se “Lëshimi i kartonit të ri të leje drejtimit (Patenta), nga 15 Gushti do realizohet në vetëm 30 minuta!”

Menjëherë pasi të keni marrë përgjigjen nga testimi juaj, brenda 30 minutave do të pajiseni me patentë. Ajo që vlen të theksohet, është se kjo risi nuk do të ketë një tarifë ekstra.

Kjo risi e cila po aplikohet për herë të parë në Shqipëri, do të startojë me kryeqytetin, pasi Tirana lëshon rreth 45% të patentave në të githë vendin. Ata bëjnë me dije gjithashtu se kjo metodë, do të përhapet shumë shpejt edhe në qytetet e tjera të vendit, një një afat shumë të shkurtër kohor.

Lexo: Patenta, shkurtohet numri i pyetjeve për testin teorik

Kujtojmë se vendi ynë në vitin 2018 ka hasur disa pengesa në aspektin e dhënies së patentave, pasi në Nëtor 2018 ky process vononte 15 ditë dhe për dy muaj, në mungesë të prokateve nuk prodhoheshin patenta. Sipas tyre kjo risi do të lehtësojë qytetarët.

As mik, as bakshishe, jo privilegj por e drejtë për të gjithë!- e mbyll deklaratën DPSHTRR.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0