Patenta, shkurtohet numri i pyetjeve për testin teorik

Patenta, shkurtohet numri i pyetjeve për testin teorik


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka rishikuar testin teorik për lejëdrejtimin e autoveturave të klasit B, duke ulur numrin e pyetjeve që ngatërrojnë aplikuesit.

Testi është rishikuar nga grupet e interesit si shoqatat e autoshkollave dhe autoshkollat që nuk janë pjesë e shoqatave, specialistë të fushës, ekspertë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku nga 4864 pyetje u eliminuan 1199 pyetje ngatërrestare. Janë korrigjuar ndërkohë 1848 pyetje me gabime gramatikore ose kuptimore.

Lexo:  Ndryshime në testin e patentës, DPShTRr do të rishikojë pyetjet e teorisë

Duke filluar nga data 1 Qershor Testi Teorik do të përbëhet nga 40 pyetje, sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor. Shkurtimi i pyetjeve bëhet me qëllim lehtësinë, kuptueshmërinë e tyre, duke e bërë testin më praktik dhe më objektiv. Edukimi cilësor vjen nga një testim i drejtë. Aplikantët dhe qytetarët mund të testojnë veten online te testim.dpshtrr.gov.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0