Nga 1 prilli me TVSH, Ilir Binaj: Sipërmarrjet të papërgatitura

Nga 1 prilli me TVSH, Ilir Binaj: Sipërmarrjet të papërgatitura


Nga fillimi i muajit të ardhshëm gati 10 mijë sipërmarrje në vend, do të duhet të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Ulja e pragut për xhiro pa TVSH deri në 2 milionë lekë në vit, ka bërë që edhe sipërmarrjet e vogla tregtare me xhiro mesatare 5500 lekë në ditë, të jenë subjekt TVSH-je.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, numri i çregjistrimit është rritur ndjeshëm këto muaj aq sa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të dalë me një deklaratë, ku e cilësonte këtë një skemë për t’iu shmangur TVSH-së.

Lexoni: https://businessmag.al/tatimet-kujdes-me-mbylljen-e-bizneseve-per-te-shmangur-tvsh/

I pyetur nga Businessmag.al, eksperti kontabël Ilir Binaj thekson se, “bizneset nuk kanë bërë asnjë përgatitje për të punuar me TVSH pas pak ditësh”. Ai beson së shumë prej tyre janë çregjistruar pikërisht për t’iu shmangur kësaj.

Në fakt kohët e fundit, edhe Konfindustria e cila prej vitesh kërkon formalizim të gjithë zinxhirit të shitjes, ka theksuar se sipërmarrja është e pa përgatitur, duke kërkuar shtyrjen e afatit.

Lexoni: https://businessmag.al/konfindustria-te-shtyhet-afati-i-tvsh-per-biznesin-e-vogel-rrezikohet-rritja-e-papunesise/

Kontabilisti Binaj nuk e sheh me rëndësi këtë aplikim as për buxhetin e shtetit. I pyetur për efektet ai thotë se në afat-shkurtër do të ketë frustrim të biznesit familiar me efekte shumë minimale në formalizim. Në një periudhë afatgjatë pritet që efektet të jenë edhe më të padukshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0