Të gjithë ata që udhëtojnë jashtë me mjetet e tyre të transportit, do të kenë një lehtësi në procedura. Drejtoria e Shërbimit rrugor vëren se nga 1 Shkurti, lejet e qarkullimit për automjetet bëhen 3 vjeçare nga 1 vjeçare që janë aktualisht. Tarifa mbetet e njëjtë.
Në njoftimin e saj Online, ajo vëren se, nga 1 Shkurti 2019, lejet e qarkullimit ndërkombëtar do të lëshohen për një periudhë tre vjeçare, me të njëjtën tarifë që aktualisht paguhet për 1 vit.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të lëshojë Leje Qarkullimi Ndërkombëtare, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes 1 vjeçare!”
Kjo është një lehtësi pë rata që punojnë me vendet e huaja dhe duhet të transportojnë mallra e pasagjerë jashtë, por edhe nëse qëndrojnë jashtë vendit për një periudhë kohe.
Drejtoria e Transportit Rrugor, së fundi ka lëhtësuar procedura lidhur me kurset për patenta dhe rinovimin e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto