New York Times: Të shkarkohet e të dënohet Trump. Tani! - Business Magazine Albania

New York Times: Të shkarkohet e të dënohet Trump. Tani!

New York Times
~4 minuta lexim

New York Times

Trump është tepër i rrezikshëm për t’u lënë në zyrë edhe një minutë më shumë. Ne fakt, nuk ishte e vështirë të shihej as më herët se do të përfundonte kështu siç përfundoi. -Donald Trump është zjarrëvënësi i qëllimshëm i Amerikës, i cili i vuri shkrepësen nga poshtë qilimit kushtetues të republikës. Detyra e Kongresit dhe e Senatit të SHBA, pas certifikimit të fitores së Joe Biden është shkarkimi dhe paditja e presidentit, e madje ndalimi i marrjes se një posti publik prej tij në të ardhmen.

Të lejosh që Trump të përfundojë mandatin e tij, sado i shkurtër që ishte ai, do të thotë të copëtosh reputacionin tonë si demokraci dhe t’i shmangesh të vërtetës së pashmangshme të sulmit ndaj Kongresit, si një akt i dhunshëm tradhtie nga një president imoral, i paligjshëm dhe i tmerrshëm.

Që prej emërimit së tij si kandidat kryesor republikan në 2015, shihej narcizmi i tij, arroganca në biznes, në marrëdhëniet personale e në politikë. Ai nuk kishte ide por mashtrime. Kishte turma por nuk kishte karakter. Kishte besim të paturp në vetvete dhe këtë u lejoi dhe mbështetësve të tij. Amerika e vitit 2015 kishte shumë probleme që ishin injoruar prej kohësh, të cilat ishin pjekur për shfrytëzim nga populizmi. Por problemi më i madh i atij viti ishte një parti e madhe politike që kapitulloi ndaj një rrugaçi, dhe në vitet në vijim gjithnjë e më shumë ata e falnin, e justifikonin dhe bashkëpunonin duke celebruar rrugaçërinë e tij.

Mike Pompeo për shembull, servili ynë sekretar shteti që në mars 2016 paralajmëroi se Trump do të ishte një “president autoritar që do të injoronte kushtetutën,” dhe që para fitores së Biden në nëntor premtoi një “tranzicion të butë drejt një administrate të dytë Trump.” Partia Republikane tashmë po shkon drejt pikës së pariparueshme morale. Këtë e them si dikush që deri në vitin 2016, kishte votuar vetëm për republikanët dhe që shpresonte që ata të merrnin senatin, për të detyruar administratën e Biden më shumë drejt qendrës.

LEXO: Twitter dhe Facebook bllokojnë përkohësisht llogaritë e Donald Trump

Por tashmë nuk mund të neglizhohet masa e bashkëfajësisë së liderëve të tjerë të partisë republikane dhe ‘’zhurmuesve’’ të tyre në mediat e djathta amerikane, të cilët krijuan atmosferën politike për ngjarjen ‘gotike’ në Capitol. Mashtruesit e ligjshëm si Rudy Giuliani e Mark Levin, që nxisnin pretendimet e manipulimeve elektorale, janë bashkëfajtorë, ashtu si dhe konservatorët e tjerë “me mendje të kthjellët” që nxitën presidentin “të ndjekë të gjitha opsionet ligjore”, duke e ditur se ishin gënjeshtra.

126 republikanët që nënshkruan padinë për refuzimin e rezultatit të zgjedhjeve në Texas janë bashkëfajtorë. Ted Cruz, të cilin më parë e kam përshkruar si “gjarpër i lyer me vazelinë” duket se ishte akoma më keq. Mike Pence, i cili bënte humor me fantazitë e Trump deri në momentin e të vërtetës, është bashkëfajtor.

Këta sharlatanë që tashmë po përpiqen të distancohen nga dhuna e të mërkurës me disa komente të kujdesshme në rrjetet sociale, i kanë bërë më shumë dëme Kongresit sesa turma që e shkatërroi fizikisht. Dyert e thyera mund të rregullohen, por palët e thyera jo dhe aq kollaj. Për pesë vjet republikanët lejuan që presidenti të degradonte kulturën politike, duke quajtur normale sjelljen e tij. Për pesë vjet ata e lejuan t’u shpallte luftë normave e institucioneve demokratike.

Për pesë vjet ata trajtuan mitingjet e tij si karnavale të demokracisë dhe jo si një terren për sundimin e turmave. Ata menduan se kjo nuk ka problem, por të mërkurën “pulat e tyre u rritën e u poqën”. Çdo shoqëri e moralshme varet nga aftësia e saj për t’u shokuar nga këto sjelljet, ndërsa presidenca e Donald Trump ka qenë një sulm ndaj kësaj ideje.

Ka vetëm një përshkrim; Paditje dhe largim nga zyra tani, të ndalohet përgjithmonë nga postet publike, që çdo amerikan ta kuptojë se në epokën e Trump janë disa gjëra që nuk mund të lejohen, kryesorja e të gjithave, vetë ai.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0