Nevojitet një paketë fiskale. 4 kërkesat specifike të Konfindustrisë - Business Magazine Albania

Nevojitet një paketë fiskale. 4 kërkesat specifike të Konfindustrisë


Konfindustria kërkon që qeveria të lançojë një paketë fiskale për të shmangur falimentin e kompanive. Ajo thekson se, “me qëllim zbutjen e pasojave të rënda në ekonomi, falimentimin e bizneseve dhe shmangien e krizave humanitare në kushtet e pandemisë Covid 19, është e domosdoshme, që ekzekutivi të ndërtojë dhe zbatojë sa më shpejt një paketë fiskale shoqëruese në nivel qëndror dhe vendor”.

Sipas Administratorit të saj Gjergj Buxhuku, paketat financiare 1 dhe 2 të derisotme me përafërsisht vetëm 100 milionë euro për periudhë tremujore, janë të pamjaftueshme për të siguruar likuiditetin minimal të ekonomisë kombëtare dhe përballimin e pasojave për shumicën e bizneseve, të papunëve dhe shtresave në nevojë”.

Një nga parimet kryesore të ndërtimit të paketes fiskale Covid 19, sipas Konfindustrisë, nevojitet të jetë balancimi i humbje-përfitimeve, që kanë patur kategori të ndryshme biznesi gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”. Ndërkohë, që një pjesë e madhe e bizneseve dhe qytetarëve po përballen me pasoja të rënda të krizës, ka mjaft kategori biznesesh, që kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tërthore. Ndaj i kërkohet qeverisë, që të përcaktojë kategoritë e bizneseve, që kanë përfituar nga gjendja e jashtëzakonshme dhe të ndërtojë politika fiskale me qëllim shtimin e likuiditetit në ekonomi, rishpërndarjen e të ardhurave shtesë drejt qytetarëve, bizneseve të dëmtuara, shtresave në nevojë dhe të papunëve.

Lexo: Industria 3D, a po merr një rëndësi tjetër pas Covid 19?

Disa nga sugjerimet e Konfindustrisë:

  • Kompanitë e sigurimeve në kushtet e kufizimit me ligj për pothuaj 2 muaj të lëvizjes së automjeteve duhet të rikthejnë 2/12 e vlerës së siguracionit qytetarëve. Sa më sipër është praktikë e zbatuar në të gjithë vendet e zhvilluara të botës.
  • Kompanitë e shërbimeve publike si p.sh pastrimit, etj. në të gjitha bashkitë e vendit, për arsye të kufizimeve masive të lëvizjes kanë ulje të dukshme të kostove. Si rrjedhim duhen parashikuar ulje të tarifave/taksave vendore, shtyrje e tyre në kohë, ulje të pagesave për kompanitë fituese të tenderave, etj.
  • Kompanitë e telekomunikacionit, internetit, etj. kanë rritje të ndjeshme të të ardhurave si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme. Agjencitë rregullatore duhet të marrin masa për të rishikuar në ulje çmimet e shërbimeve të ofruara, etj. ose në rast të kundërt ekzekutivi të parashikojë rritjen e barrës fiskale, dividentit, tatim fitimit, etj.
  • Ekzekutivi duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për mbajtjen e valutës brenda vendit. Për sa më sipër duhet të ndalohet shpërndarja e dividentit dhe investimet jashtë vendit. Gjithashtu, blerjet nga buxheti i shtetit, agjencitë dhe kompanitë publike duhen të drejtohen drejt industrive dhe prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0