Nevojiten masa për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe sipërmarrjeve të vogla - Business Magazine Albania

Nevojiten masa për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe sipërmarrjeve të vogla

mbrojtje e shtresave në nevojë

Në një intervistë për Businessmag, ish Ministri i Financave Arben Malaj thekson barrën e rëndë të krizës për gjysmën e popullsisë. Sipas tij, qeveria dhe parlamenti  duhet të sigurojnë masa mbështetëse dhe lehtësuese për shtresën e popullsisë me të ardhura të ulëta dhe në kufijtë e varfërisë, ashtu si edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Familjet sipas tij, nevojitet të kenë një qasje të re për përdorimin efektiv të burimeve të tyre.

Lufta në Ukrainë, pas pandemisë duket se ka goditur të gjitha tregjet dhe kryesisht ato të Europës. Në supermarkete, çmimet janë gati dyfishuar për disa produkte bazë, ndërsa nafta dhe gazi në vendin tonë, kanë shënuar rritjen më të madhe.

Në këndvështrimin tuaj, cili është shqetësimi më i madh i tregjeve aktualisht? Futja në një zinxhir rritjesh çmimi për shkak të mungesës së lëndës së parë? Rreziku i mungesës së produkteve bazë të konsumit? Varfërimi i mëtejshëm i shtresës në nevojë? 

Shkëputja e zinxhirit të funizimeve globale për shkak të luftës në Ukrainë është sot shqetësimi më i madh. Askush nuk e di se sa do të zgjasë dhe sa do të shtrihet. Mallrat që janë pjesë e shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve do të sjellin rritje të çmimeve të produkteve kritike, siç është nafta, gazi dhe ushqimet. Shqetësimi bëhet kritik, duke patur parasysh peshën e konsiderueshme që kanë furnizimet nga Rusia dhe Ukraina për tregjet europiane e globale.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0