Arritjet e suksesi: Nevojë bazë e individit - Business Magazine Albania

Arritjet e suksesi: Nevojë bazë e individit

Henry Murray në 1938 e përshkruante nevojën për arritje si ‘dëshirën për të arritur diçka të vështirë, dëshirën e të tejkaluarit pengesa dhe të arriturit një standart të lartë, për të shkëlqyer e për të tejkaluar të tjerët.

Duke u bazuar në këto ide David C. McClelland do të krijonte një ndër teoritë më të famshme të motivimit: Teorinë e Nevojës për arritje.

Sot që flasim, është vërtetuar se individët me dëshirë të madhe për arritje kanë edhe më shumë dëshirë që të ndërmarrin përgjegjësi dhe detyra, ose mundohen më shumë për të gjetur zgjidhjen e një problemi. Ata kërkojnë sfida të njëpasnjëshme ku do të mundohen të preknin suksesin.

Nevoja për arritje sot konsiderohet si një veçori personaliteti që e bën individin të mendojë, kërkojë dhe synojë gjithmonë për standartet më të larta të arritjeve. Pra, nevoja për arritje mund të vijë si motivim i brendshëm por edhe si presion nga faktorë të jashtëm: si pritshmëritë e të tjerëve ndaj individit.

Ata që kërkojnë arritje nuk zgjedhin sfida me pak risk dështimi, as me shumë risk dështimi. Përkundrazi ata zgjedhin sfida me risk të moderuar dhe të përllogaritur që mos të dështojnë por që edhe të mos jetë shumë e lehtë për tu arritur. Madje ata janë gjithmonë në kërkim të përmirësimit dhe mënyrave të reja sesi mund t’i bëjnë gjërat më mirë.

Nga vjen nevoja për të arritur sa më shumë suksese?

Kryesisht vjen nga fëmijëria, gjatë së cilës prindërit i kanë shtyrë fëmijët të jenë të pavarur dhe kanë vlerësuar suksesin. Por mund të vijë edhe se individi merr emocione pozitive dhe vetëvlerësim pasi ka përfunduar me sukses një detyrë apo punë. Në vendin e punës ata që kanë një nevojë të lartë për arritje dallohen lehtësisht sepse kërkojnë gjithmonë sfida të reja, detyra të reja për të mësuar, përgjegjësi të reja dhe fokusohen maksimalisht në çdo detyrë. Si pasojë edhe kërkojnë feedback e stimulim pozitiv sa herë që e përfundojnë detyrën.

McClelland besonte se për këta persona, të paepur në dëshirën e të arriturit sukses, vetë suksesi ishte më i rëndësishëm edhe se përfitimi financiar, dhe vetë arritja u sillte më shumë kënaqësi se lëvdatat e të tjerëve.Sipas tij, fëmijët që në vegjëli ndjenën kënaqësi kur shikon përparim në mësimin e aftësive të reja.

Këta njerëz të paepur në dëshirën për arritje e sukses e kanë çuar njerëzimin përpara, kanë insistuar në shpikje e në ngritjen e bizneseve e janë bërë sipërmarrës të suksesshëm.  Por, a duhet të jemi të gjithë të tillë? A duhet të jemi të paepur në dëshirën për sukses?

Jo domosdoshmërisht!

Arritjet janë të rëndësishme por më e rëndësishmë është lumturia e individit.

Pastaj, nëse burimi i vetëm i lumturisë për individin është suksesi, atëherë kjo është një temë për herë tjeter…

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0