Nevila Dudaj, sipërmarrësja, ambasadore e turizmit shqiptar në tregun amerikan - Business Magazine Albania

Nevila Dudaj, sipërmarrësja, ambasadore e turizmit shqiptar në tregun amerikan

Intervistë me Nevila Dudaj – menaxheren e Adriatik Tours LLC, nga Beqir SINA – New York, Bota Sot

Adriatik Tours LLC “Shqipëria, që kur u prezantua për herë të parë në Nju Jork, në panairin e “New York Travel Show, e vizituan 148 turistë amerikanë, një shifër kjo që ka ardhur në rritje, ku vitet e fundit më shumë se 3 mijë vizitorë nga SHBA shkuan për pushime në Shqipëri.

Për të, 17 vitë me rradhë në metropolin e botës qytetin e New York-ut, u organizua një nga panairet më të mëdha për Amerikën e veriut dhe Kanadan.

Panairi New York Times Travel 2020, ndoshta është edhe më i madhi në botë, pasi vetëm për këtë vit, sipas të dhënave zyrtare, ai ka arritur të mbledhë 745 agjenci turizmi nga 170 vende të planetit.

Midis 745 agjencive të turizimit elitar botëror, për të tretën herë po merr pjese dhe një kompani lidere shqiptare, e industrisë së turizmit nga Durrësi, “Adriatik Tours LLC”

Sukseset e këtij panairi maten në të gjithë botën mbi statistikat e turizmit të çdo vendi pjesëmarrës – të publikuara ato në gazetën New York Times, por sipas vendeve të tyre edhe blogjet e broshurat e ndryshme nga e gjithë bota, të cilat japin statistikat e tyre.

Flora Xhemani – Baba, Drejtore Executive e revistës Travel Magazine – shkruan në statusin e saj për panairin e “New York Times Travel Show” se : «Për të tretin vit radhazi Shqipëria prezantohet në Nju Jork, me të vetmin tur operator shqiptar Adriatik Tours, ndërkohë, që interesi i amerikanëve për të vizituar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit është rritur ndjeshëm. Që nga viti 2017 Adriatik Tours i ka sjellë Shqipërisë më shumë se tre mijë turistë amerikanë të nivelit me pesë yje. – Faleminderit për bashkëpunimin me Travel Magazine!” shkruan Travel Magazine.

Pra, shifrat janë ato që flasin për rezultatin që ka marrë Shqipëria, me agjencinë turistike Adriatik Tours LLC, duke marrë si shembull tre vitet e fundit me turistët nga Shtetet e Bashkuara që vizituan Shqipërinë.

“Shqipërinë, që kur u prezantua për herë të parë në Nju Jork, në panairin e “New York Travel Show, e vizituan 148 turistë amerikanë, një shifër kjo që ka ardhur në rritje. Vitet e fundit më shumë se 3 mijë vizitorë nga SHBA, shkuan për pushime në Shqipëri”, thotë Adriatik Tours në Durrës.

Merita dhe suksesi i Shqipërisë në panairin New York Travel Show, është dukshëm i pranishëm, me agjencinë Adriatik Tours LLC. Ajo e rriti interesin e vizitorëve amerikanë për të vizituar Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit në mënyrë të theksuar.

Për panairin Nju Jork Travel Show dhe agjencinë turistike Adriatik Tours LLC, gazeta Bota, nga Nju Jork, foli me menaxheren e Adriatik Tours, Nevila Dudaj.


Ju po merrni pjesë në këtë panair ndërkombëtar të turizmit, “New York Travel Show” për herë të tretë. A mund të na thoni disa detaje rreth agjencisë Adriatik Tours LLC – dhe pjesëmarrjes suaj në këtë panair?

Adriatik Tours është agjensia e cila është hapur në Amerikë në vitin 2017, ku po punojmë për të promovuar paketa të ndryshme për të vizituar Shqipërinë. Kryesisht agjencia Adriatik Tours LLC është hapur edhe si zyrë e shitjes së paketave turistike për Hotel Adriatik që ndodhet në Durrës.

Hoteli luksoz me 5 yje, është i vendosur në Durrës, buzë Adriatikut (në plazhin e rërës vetëm 50 metra larg valët e detit). Atje gjithashtu kemi dhe agjencinë Adriatik Tours që operon brenda në Hotel Adriatik dhe u shërben klientëve. Ndërkohë, që nga agjencia në Connecticut – West Hartford, rekomandojmë turistët nga Amerika dhe por edhe nga e gjithë bota të shkojnë për të vizituar Shqipërinë.

Si veproni më konkretisht?

Ne përgatisim ture të ndryshme dhe ky është viti ynë i tretë në pjesëmarrjen tonë në New York Travel Show, ku po promovojmë disa paketa shumë speciale, të dedikuara për komunitetin shqiptar këtu në Amerikë.

Këto paketa janë të realizuara nëpërmejt bashkëpunimit tonë me “Fondacioni Ivanaj” në Shqipëri, dhe, në New York. Natyrisht, që kjo bëhet për të promovuar gjuhën, kulturën shqiptare, tek studentët shqiptaro-amerikanë, që duan të mësojnë më shumë për Shqipërinë dhe eksplorojnë më tepër Shqipërinë. Këto, mendojmë se janë paketa speciale, që shiten në çdo kohë, mjafton të kontaktohet agjencia Adriatik Travel LLC.

Çfarë tregoni me turet e organizuara prej Adriatik Travel LLC?

Me shumë kënaqësi u tregojmë të gjithë amerikanëve dhe shqiptaro-amerikanëve sesi është Shqipëria dhe çfarë ofron ajo, pasi paketat turistike shqiptare janë sot më të mirat në treg.

Unë do të rekomandoja se Shqipëria është një destinacion që ia vlen të vizitohet në çdo sezon. Për këtë ju siguroj edhe kur flas për ikonën e turizmit shqiptar Hotel Adriatikun në Durrës, si një Resort me standarde të larta që ofron të gjitha llojet e shërbimit cilësor, ushqimit, komoditetit, sigurisë, si dhe tureve që ne organizojmë atje, në të gjithë Shqipërinë, por edhe në rajon e më gjerë, me Adritik Tours Travel, duke pasur në dispozicion makinat tona, shoferët tanë, dhe guidat tona turistike. Gjej, rastin që me anë të kësaj interviste t’ju ftoj të na vizitoni dhe të merrni më shumë informacion për Adriatik Tours LLC nëpërmjet uebfaqes www.Adriatiktours.com dhe webside www.Adriatikhotel.com

Industria e turizmit në të gjithë planetin ka një shprehje që thotë “Tourist can make a difference”. A ka arritur turizmi shqiptar të bëjë diferencën?

Në një vend si Shqipëria, që i ka të gjitha, resurset dhe të katër sezonet njëri më i bukur se tjetri “dhuratë” e natyrës, besoj se po. Ju ishit i pranishëm kur këtë e thanë edhe shumë visitorë, veçanërisht ata amerikanë që kanë ardhur në Shqipëri dhe me zor presin të vijnë përsëri.

Disa prej atyre, që u pyetën në këtë panair, thanë vetë se kanë vizituar Shqipërinë, nëpërmjet Adriatik Tours LLC dhe ishin jashtëzakonisht të kënaqur me Shqipërinë!

Më duhet të theksoj se produkti ynë është ndryshe nga të tjerët. Të paktën kështu mendojmë ne, pasi kemi vërejtur se turistët tanë janë të kënaqur me faktin që Shqipëria është e pa eksplouar dhe jo një vend turistik i konceptuar si vend turistësh, që është shumë i mbushur dhe nuk ka hapsira për t’a vizituar dot. Ndërkohë, që vendet e tjera fqinje, që dallohen për turizëm si Kroacia, e Greqia janë konsideruar të tilla. Shqipëria, ka larmi të theksuar të klimës, ushqimit, hapësirave gjografike nga veriu në jug – në kohë optimale pa shumë shpenzime, ndërsa turizmi ofron shumë alternativa të mira edhe për turistët amerikanë, të cilat pasi vizitohen edhe ata tregojnë se i pëlqejnë dhe duan të vijnë përsëri në Shqipëri.

Një nga statistikat e fundit të lidhura me vizitat e tri viteteve të fundit (2017-2020) të turistëve amerikanë, bëhet fjalë për 148 amerikanë para 3 vitesh dhe afro 3000 në vitin e fundit. A mund të themi se ka ndikuar prania juaj në panairin e turizmit New York Travel Show?

Kjo është një pyetje interesante, sepse këto të dhëna statistikore i kemi ofruar ne vetë. Janë të dhënat e bizneseve tona me numrin e turistëve amerikanë apo dhe amerikano-shqiptar, që kanë ardhur në Shqipëri që nga hapja e agjencisë sonë.

Ato janë statistikat tona personale (nëpërmjet Adriatik Tours LLC) ku numërohen 148 personat që kanë ardhur në Hotel Adriatik që nga fillimi i promocionit tonë dhe shtimi i këtyre tre numrave për këto tre vitet e fundit dhe në vazhdim me afro 3000 mijë turistë amerikanë. Këto janë statistika thjeshtë të biznesit tonë jo të lidhura me Shqipërinë, për këto mbajmë përgjegjësi ne, pasi i masim vetë nga klientët që na vijnë.

Kjo tregon që ka interes, kur ne kemi mundësi të sjellim kaq – imagjino çdo të bënim të gjithë bashkë në qoftë se do bëjmë edhe më shumë, duke promovuar Shqipërinë nëpërmjet turizimit.

Mendoj se jeni e vetmia dhe e para agjenisi nga Shqipëria që operoni këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me zyrën tuaj të agjensisë në West Hartford, Connecticut.

Po ne jemi të vendosur në West Hartford, Connecticut, dhe operojme si full service. Jemi një agjensi që i kryen të gjitha shërbimet. Jemi një agjensi amerikane e lincensuar faktikisht këtu në Amerikë, por që shet në mënyrë ekskluzive paketa dhe në mënyrë shumë të veçantë, paketa të lidhura me Shqipërinë.

Pra, kjo është, se ne jemi të vendosur në dy vende, ( Durrës – Albania dhe West Hartford -USA). Pra, një agjenci e jona është këtu në Amerikë, që operon si agjenci amerikane dhe një agjenci tjetër e jona ndodhet brenda në Hotel Adriatik dhe operon si agjensi në Shqipëri, që i pret vizitorët atje.

Nëse kishe një mesazh dhe do t’a përcillnit bazuar tek panairi New York Travel Show 2020?

Nëse do të kisha një mesazh për t’i përcjellë komunitetit shqiptaro-amerikan dhe vizitorëve këtu në Amerikë, do të ishte që: jam shumë krenare dhe ndihem shumë mirë kur shikoj që fëmijët tuaj flasin shqip dhe janë krenar që janë shqiptar. Dëshirojnë të tregojnë që janë shqiptarë. Kam ndeshur shumë prej tyre, kam folur me shumë prej tyre dhe është shumë ndjenjë e bukur. Do t’i inkurajoja më shumë që, ejani në Shqipëri, në vendlindjen e prindërve tuaj.

Nëse vendosni të kaloni pushimet diku, zgjidhni t’i kaloni pushimet në Shqipëri. Ndihmojeni Shqipërinë, duke kaluar pushimet dhe duke i bërë të gjithë pjesëtarët e familjes suaj krenar. Ftoj prindërit në mënyrë që fëmijët t’i ndihmojnë të mësojnë shqipen.

Këtë tani mund t’a bëni shumë mirë edhe me programin tonë “Find Your Roots”. Programi promovon udhëtimet e studentëve shqiptar në Shqipëri për 15 netë ose 16 ditë në bashkëpunim me “Fondacionin Ivanaj” në New York, që ndodhet edhe në Tiranë.

Ky është edhe mesazhi im – Duajeni më shumë Shqipërinë dhe vizitojeni më shumë atë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0