Neuroekonomia, fusha e re e studimit që po merr zhvillim

Neuroekonomia, fusha e re e studimit që po merr zhvillim


Tradicionalisht e përkufizuar si një përzirje ndërmjet psikologjisë dhe ekonomisë, e cila shërben si strukturë bazë në vendimmarrjen e një individi, neuroekonomia është e bazuar në dy elemente kryesore: së pari vërteton që efekti psikologjik i individit në treg të hapur (qoftë si rezultat i lëvizjeve të tregut apo edhe preferencave individuale) mund të ndikojë në vërtetim apo refuzim të teorive ekonomike dhe së dyti, në një aspekt më psikologjik, tregon që jo domosdoshmërisht zgjedhjet më optimale nga individë të ndryshëm përcaktojnë nivelin e kënaqësisë që sjellin ato.

Ideja e trajtimit të ekonomisë si një fushë e përgjithshme studimi nuk përkon me principet e neuroekonomisë. Përkrahësit e kësaj fushe argumentojnë se ekonomia duhet të distancohet nga modeli i thjeshtësuar i vendimmarrjes dhe interesit racional për shkak të një kompleksiteti të pallogaritur të natyrës njerëzore.

Njëri nga sukseset më të hershme, i cili daton nga vitet e 1980-ta erdhi nga përdorimi i neuroshkencës si mënyrë për të hedhur dritë mbi të metat e metodave të “ekonomiksit” të përgjithshëm dhe atij klasik. Si shembull bazë është edhe “loja e ultimatumit” e njohur në ekonomi si eksperimenti, i cili përfshin dy individë, ofertuesin, i cili propozon një ndarje të një shume të parave midis një lojtari/individi të dytë apo mbajtjen e të hollave për vete. Lojtari/individi i dytë duhet ose të pranojë shumën e caktuar ose ta refuzojë atë.

Në rast refuzimi, të dy mbesin pa të holla.

Sipas teorisë klasike të ekonomisë, përderisa lojtari/individi i parë i ofron të dytit një shumë të caktuar parash, ky i dyti gjithmonë do të pranojë duke u nisur në principin “më mirë diçka se sa asgjë”. Mirëpo, të menduarit nga pikëpamja e neuroekonomisë shtyn shpesh lojtarin/individin e dytë të refuzojë ofertën e lartpërmendur për aryse se oferta e ndarjes së parave ndërmjet dy lojtarëve mund të shihet si e padrejtë në aspekt të përqindjes.

Kjo fushë relativisht e re studimi e ekonomisë ka edhe kundërshtarët e saj, respektivisht dy profesorët e Universiteti të Princeton, Faruk Gul dhe Wolfgang Pesendorfer, të cilat konkludojnë që neuroshkenca nuk mund ta tranformojë ekonominë si fushë më humane pasi që ajo që ndodh brenda trurit të njeriut është pak e rëndësishme për ekonominë në përgjithësi. Ajo që ka rëndësi shtojnë ata, janë vendimet që njerëzit marrin si tërësi dhe jo procesi se si arrihen ato vendime.

Në fund, neuroekonomia si shkencë shihet potencialisht si një fushë studimi në rritje, e cila mund të rezultojë në zbulime të mëdha socio-ekonomike, por edhe mund të ngelë në vend në mungesë të eksperimenteve apo teorive të duhura. Një kuptim më i thellë dhe më i detajuar i neuroekonomisë është dekada larg, por nuk mund të arrijmë atje pa filluar diku.

 burimi: insajderi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0