Netflix theu pritshmëritë e tregut me numrin e abonentëve të rinj në platformë. Platforma shtoi më shumë të tillë sesa Wall Street priste në tremujorin e katërt, kjo pasi u përball me konkurrencë të re nga shërbimet me kosto më të ulët nga Walt Disney dhe Apple, ndërsa “luftërat” e video-streamingut bëhen gjithmonë e më të ashpra.
Platforma tha se ka shtuar 8.76 milionë abonentë pagues globalisht në tremujorin e katërt, ndikuar nga prodhimet që përfshinin një sezon të ri të dramës mbretërore “The Croën” dhe dy filma të nominuar për “Oscar” (për filmin më të mirë). Shifra e tejkaloi pritjen e analistëve për një mesatare prej 7,6 milionë.
Shërbimi Disney+ u lansua në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada më 12 nëntor; i arriti 10 milionë abonime në ditën e parë të lansimit. Apple TV+ u lansua më 1 nëntor dhe është falas për një vit me blerjen e disa pajisjeve të Apple.
Lexo edhe: S’ka më ‘ofertë’ paguaj 1 merr 2. Netflix merr masa.
Netflixi është në dispozicion në mbi 190 vende. Kompania e pranoi se presioni i konkurrencës do të ketë ndikim në biznesin e saj amerikan, ku rritja e abonentëve ishte pak më e vogël se vlerësimet e analistëve.
Të ardhurat neto u rritën në 587 milionë dollarë ose 1.30 dollarë për aksion, në tremujorin e katërt nga 134 milionë dollarë, ose 30 cent për aksion, në krahasim me një vit më parë.
Të ardhurat totale u rritën në 5.5 miliardë dollarë nga 4.2 miliardë dollarë një vit më parë./ DigiDay
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto