Nëse keni përdorur Facebook nga maji 2007 deri në dhjetor 2022 në SHBA, kjo kompani ndoshta ju ka borxh para - Business Magazine Albania

Nëse keni përdorur Facebook nga maji 2007 deri në dhjetor 2022 në SHBA, kjo kompani ndoshta ju ka borxh para

Ju mund të keni të drejtë për një pjesë të një pagese prej 725 milionë dollarësh që Meta pranoi të paguante në një padi grupore.

Kështu shkruajnë mediat e huaja, sipas të cilave, përdoruesit e kualifikuar mund të jenë ata që kishin përdorur një llogari në Facebook në SHBA që nga 24 maj i vitit 2007 deri më 22 dhjetor të vitit 2022 – dhe këta individë duhet të paraqesin një kërkesë KËTU deri më 25 gusht 2023.

Sipas tyre,padia, në të cilën Meta nuk pranoi asnjë keqbërje, pretendon se platforma e mediave sociale “ofroi” të dhëna të përdoruesve dhe të dhëna për miqtë e përdoruesve pa leje në dispozicion të palëve të treta.

Kjo lidhet edhe me skandalin e Cambridge Analytica të vitit 2018, i cili pretendonte se kompania kishte keqpërdorur të dhënat nga dhjetëra miliona llogari në Facebook duke lejuar qasjen nga palët e treta.

Lexo:Inteligjenca artificiale, ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për kontrollin e saj

“Facebook dyshohet se ka ditur për mbledhjen e pahijshme të të dhënave të Cambridge Analytica që nga viti 2015 dhe nuk ka ndërmarrë veprime për të ndaluar aktivitetin ose për të njoftuar përdoruesit deri në mars 2018”, citohet të ketë thënë zyra ligjore e Keller Rohrback në faqen e saj të internetit.

Kështu, padia pretendon se “Facebook nuk arriti të mbronte siç duhet përmbajtjen dhe informacionin e përdoruesve nga keqpërdorimi ose qasja e paautorizuar”.

Padia u ngrit në vitin 2019 nga paditësit që pretenduan se Facebook nuk shpërndante vetëm të dhëna bazë, si gjinia dhe mosha, por edhe fotografitë e tyre, videot që ata bënë, videot që shikuan dhe fjalët nga mesazhet e tyre të drejtpërdrejta personale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0