Nëse keni frikë të dështoni, ju nuk do të arrini kurrë suksesin - Business Magazine Albania

Nëse keni frikë të dështoni, ju nuk do të arrini kurrë suksesin


Julius Dein, sipërmarrës në mediat sociale, është një nga magjistarët më të mëdhenj dhe më të njohur në planet me më shumë se 20 milionë ndjekës online. Duke kombinuar së bashku magjinë me komedinë dhe kulturën e udhëtimit, Julius është bërë një nga yjet më të njohur të mediave sociale në botë, duke u bërë një admirues në internet.

Folës në shumë konferenca dhe evente, ai ishte një prej folësve më të rëndëdsishëm këtë vit në konferencën e Spark.me.

Më poshtë sjellim disa prej mesazheve të tij më të rëndësishme në këtë konferencë, lidhur me përmbajtjen dhe marketingun:

Lexo: Nëse doni të bëheni të suksesshëm duhet t’i pranoni këto 3 fakte të vështira

  • “Fokusohuni në përmbajtje dhe gjeni një kanal të mirë për ta shpërndarë. Nëse doni të keni sukses, duhet të jeni kreativë dhe të qëndrueshëm”.
  • Kur krijojmë një video duhet të kemi parasysh që të bëjmë video të shkurtra me telefon, të përfshijmë në to edhe persona të tjerë si dhe të kemi kujdes vendosjen e thumbnails.
  • Nëse keni frikë të dështoni, ju nuk do të arrini kurrë suksesin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0