Nëntori i Librit – ja 5 surprizat e Bukinist gjatë panairit - Business Magazine Albania

Nëntori i Librit – ja 5 surprizat e Bukinist gjatë panairit

Nëntori i Librit

Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al sjell oferta speciale për anëtarët “Mik i Bukinist” ( 5-12 nëntor 2021 ) për “librat e rinj” dhe ato që pritet të hidhen në qarkullim këto ditë (13 – 16 nëntor 2021), me Panairin e Librit Online (17 – 21 nëntor 2021) ku mbi 10 mijë librat do të jenë me ulje ekskluzive; rikthehen bisedat online në Facebook, Instagram, Youtube me botues, autorë, përkthyes dhe studiues dhe do të ketë një ofertë speciale me rastin e festave kombëtare të 28 – 29 nëntorit përmes një liste rekomandimesh me “109 libra” me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Lexuesit janë të ftuar të marrin pjesë në mini-konkurset e përshtypjeve, video-review-ve apo të fotove

Albert Gjoka*

Nëse ka një muaj që mund të konsiderohet si festa e vërtetë e librit, – padyshim është nëntori: Jo thjeshtë për faktin se zhvillohet panairi i përvitshëm nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, por sepse thuajse të gjithë flasim më shumë se në çdo periudhë tjetër të vitit për librin dhe leximin.

Gjatë vitit të kaluar platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ishte e vetmja hapësirë virtuale që mundësoi një panair të vërtetë online në kushtet e pandemisë, së bashku me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë. Bukinist iu ofroi një stendë virtuale botuesve shqiptarë, dhe arriti të realizojë rekorde shitjesh online të botimeve në gjuhën shqipe.

Viti 2021 riktheu mundësitë fizike të zhvillimit të Panairit të 24-ërt të Librit Tirana 2021 në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ndonëse në mënyrë disi të kufizuar për shkak të masave anti-Covid. Padyshim, ky është një lajm i gëzueshëm edhe për botuesit edhe për lexuesit. Kësaj radhe Bukinist.al do të jetë me një stendë në mjediset e Panairit të Librit “Tirana 2021”, ku do të ketë mundësi të komunikojmë me botues dhe lexues përgjatë pesë ditëve të zhvillimit të tij, por do të vazhdojë traditën për të pestin vit radhazi për të bërë edhe Panairin Online të Librit. Kësaj radhe, e kanë pagëzuar me emrin “Nëntori i Librit”. Ky panair virtual do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që e kanë të pamundur që të jenë të pranishëm fizikisht në mjediset e Pallatit të Kongreseve: si për lexuesit nga rrethet e Shqipërisë; për lexuesit nga Kosova, për të cilët kësaj radhe kostoja e transportit për çdo pako librash do të jetë vetëm 3 euro, por edhe për bashkëatdhetarët tanë nga diaspora. Ky event do të jetë festë gati 1-mujore, e cila nis më datë 5 nëntor dhe do të mbyllet më 30 nëntor, në mbyllje të festave kombëtare të Pavarësisë dhe të Çlirimit të vendit.

Por, le t’i zbulojmë një nga një të pesë surprizat që janë përgatitur për lexuesit:

  1. Të gjithë lexuesit që duan të jenë pjesë e komunitetit të artë “Mik i Bukinist”, këtë periudhë e përfitojnë këtë status duke bërë vetëm 1 porosi tek platforma, – duke nisur që nga data 5 nëntor deri më 12 nëntor. Për të gjithë lexuesit që tashmë e kanë këtë status dhe ia dinë vlerat, në këtë periudhë, pra më 5 -12 nëntor do të përfitojnë -20% ulje për të gjithë librat që janë online.
  2. Në periudhën 13 -16 nëntor të gjithë lexuesit që duan të dinë për librat e rinj që po hedhin në qarkullim shtëpitë botuese, kanë një mundësi fantastike që të informohen përmes platformës Bukinist.al, por sigurisht, do të përfitojnë edhe nga ofertat që janë përgatitur: Për herë të parë, u është krijuar mundësia lexuesve tanë që të bëjnë pre-order (parapagim) për të gjithë librat që pritet të hidhen në qarkullim së shpejti. Këto libra dhe librat e rinj përgjatë pesë ditëve do të jenë në ofertë -10%. A e dini se autorë të mëdhenj si Orhan Pamuk, J.K. Rowling, Napoleon Hill, Bill Klinton & James Patterson, e shumë të tjerë do të vijnë me surpriza të bukura për lexuesit tanë gjatë këtyre ditëve?! Përmes Bukinist ju e dini se cilët libra pritet të dalin gjatë këtij muaji të bukur libror….
  3. Duke nisur me çeljen e Panairit të 24-ërt të Librit “Tirana 2021”, pra më 17 – 21 nëntor, mbi 10 mijë libra që ndodhen online tek Bukinist.al do të jenë në ofertë speciale, falë edhe bujarisë dhe dëshirës së shtëpive tona botuese, ku shumica prej tyre kanë vendosur që të japin ulje të dedikuara për lexuesit.

Shtëpitë botuese kryesore do të kenë stenda virtuale tek Bukinist.al dhe do të promovohen librat e rinj, ofertat dhe eventet që do të bëhen përgjatë 5 ditëve. Gjatë periudhës 21-26 nëntor do të jetë periudha më e zjarrtë me oferta fantastike që botuesit do të japin përmes Bukinist.al tek lexuesit, dhe të cilat do t’jua bëjnë të ditur në të gjitha kanalet e komunikimit.

Lexo: Festivali i Librit, një festë për autorin dhe përkthyesin

  1. A e dini se eventet online me autorët, botuesit, përkthesit dhe studiuesit do të vazhdojnë si pjesë të traditës së krijuar tashmë me Panairin e Librit Online, Festivalin e Librit dhe me Book Fest-in që u zhvillua gjatë tetorit në TEG, ku gjatë pesë ditëve të panairit fizik, së bashku me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë do të transmetohet live përmes rrjeteve sociale të Bukinist.al, Shoqatës së Botuesve dhe të vetë enteve botuese në Facebook, Instagram dhe Youtube biseda për librin dhe lexuesin, – do të vijnë këndvështrime dhe ide për tregun e librit dhe promovimin e tij. Pjesa më e bukur e këtij eventi të madh 25-ditor janë edhe mini-konkurset dhe quizet e ndryshme në rrjetet sociale: Po ashtu, janë të mirëtura review-t, video-review-t dhe fotot e lexuesve, të cilat do të ndahen me miqtë e tjerë.
  2. Nëntori i librit nuk do të ishte i tillë pa ofertat që do janë menduar për festat e nëntorit, të cilat do ta bëjnë më të bukur këtë muaj. Në periudhën 27-30 nëntor, përgjatë ditëve të Festës së Pavarësisë dhe Ditës së Çlirimit, të gjitha librat e listuar tek “109 vjet Pavarësi – 109 libra” do të jenë me ulje -20% për të gjithë ata lexues që duan të dinë më shumë për historinë e Shqipërisë, për jetën dhe traditat, për personalitetet që kanë lënë gjurmë, për kulinarinë, të drejtën juridike, për gjithën shqipe dhe kështu me radhë.

Këto janë 5 surprizat që stafi i Bukinist.al ka menduar për miqtë e tij, – duke ofruar shërbimin më të mirë; me ofertat më të mira për lexuesit në Tiranë, në rrethe, deri në fshatin më të largët të Shqipërisë, në Kosovë, Maqedoni dhe në çdo cep të botës ku jetojnë dhe punojnë bashkëatdhetarët tanë.

Bukinist.al është platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, – pjesë e kompanisë leader në e-commerce, Aladini Trade Partner.

*Autori është menaxher i platformës Bukinist.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0