Nënshkruhet Marrëveshja "Për bashkëpunim në fushën e turizmit" me qeverinë lituaneze - Business Magazine Albania

Nënshkruhet Marrëveshja “Për bashkëpunim në fushën e turizmit” me qeverinë lituaneze


Shqipëria dhe Lituania kanë shkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Ekonomisë e Republikës së Lituanisë, duke njohur rëndësinë e zhvillimit të turizmit në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes vendeve, nënshkruan dje, datë 26 maj në Lituani, Marrëveshjen “Për bashkëpunim në fushën e turizmit”. Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga Zv. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Karapici dhe për palën lituanese nga Ministri i Ekonomisë, z. Evaldas Gustas.

Në ceremoninë e nënshkrimit, mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, z. Tabel Rifai, i cili u shpreh se “Shqipëria është një yll në ngritje në fushën e turizmit”.

Me anë të kësaj marrëveshjeje synohet që Ministritë të zhvillojnë dhe përforcojnë marrëdhëniet në fushën e turizmit, të zhvillojnë shkëmbimet ekonomike dypalëshe, të nxisin bashkëpunimin midis shoqatave të tyre të biznesit, të turizmit, institucioneve dhe organizatave të tjera të angazhuara në zhvillimin e turizmit. Ministritë do të shkëmbejnë përvojën dhe informacionin statistikor në fushën e turizmit, me synim rritjen e fluksit të turizmit në vendet e tyre përkatëse dhe do i kushtojnë vëmendje të veçantë nxitjes së pjesëmarjes në aktivitete që synojnë promovimin e turizmit. Marrëveshja hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe është në fuqi për një periudhë prej pesë vitesh, e cila rinovohet automatikisht.

Lituania është një model i suksesit në integrimin e shpejtë në strukturat euro-atlantike. Vlerësohet bashkëpunimi dhe mbështetja e vazhdueshme e Lituanisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe qëndrimi konstruktiv i saj në rajonin tonë, në mbështetjen ndaj aspiratave euro-atlantike të të gjitha vendeve të rajonit dhe veçanërisht, ndaj Kosovës.

 

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0