Nënë Tereza frymëzon-Mësimet e saj për ngritjen shpirtërore! - Business Magazine Albania

Nënë Tereza frymëzon-Mësimet e saj për ngritjen shpirtërore!


Javës së shkuar ju servirëm një frymë ndryshe nga ajo që jemi mësuar në portalet e sipërmarrjes dhe teknologjisë, atë të bamirëses më të shquar shqiptare në botë, në një promemorie të pagëzimit të saj si shenjtore në shtator të këtij viti: Nënë Terezës. Mësimet e saj vazhdojnë ende të frymëzojnë dhe të shërbejnë si guidë për miliona, pak rëndësi nëse janë këta njerëz të biznesit, lidershipit apo të tjerë.

Më poshtë sjellim pjesën e dytë të citimeve më të mira të Nënë Terezës:

1.”Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë për t’i dashur ata.”

2. “Nëse nuk mund të ushqesh 100 njerëz, atëherë ushqe vetëm një.”

3. “Fjalët e ëmbla mund të jenë të shkurtra dhe të thjeshta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë e pafundme.”

4. “Jeta në mjerim është po aq e nevojshme sa puna vetë. Vetëm në parajsë do ta shohim se sa shumë u detyrohemi të varfërve që për shkak të tyre, na ndihmuan të duam Zotin më mirë.”

5. “Nëse nuk kemi paqe, është sepse kemi harruar se ne i përkasim njëri-tjetrit.”

6. “Dashuria intensive nuk matet, vetëm dhurohet.”

7. “Le të prekim të vdekurit, të varfrit, të vetmuarit dhe të padëshiruarit sipas mëshirës që kemi marrë dhe le të mos kemi turp ose të avashtë për të bërë punën kokulur.”

8. “Zoti nuk kërkon që të kemi sukses, ai kërkon vetëm që ti të përpiqesh.”

9. “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

10. “Edhe të pasurit janë të uritur për dashuri, për përkujdesje, për të qenë të dëshiruar, për të patur dikë të shtrenjtë pranë vetes.”

 

Lexoni këtu artikullin e javës së shkuar: Citimet e Nënë Terezës ju frymëzojnë të jeni një njeri më i mirë!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0