Nean Muçaj: Ndërkombëtarizimi, suksesi i ekonomisë shqiptare

Nean Muçaj: “Ndërkombëtarizimi, suksesi i ekonomisë shqiptare”


Të gjithë ata studentë apo sipërmarrës që kanë dashur të trajnohen mbi menaxhimin e eksporteve e mbi fushën e tregtisë ndërkombëtare, kanë pasur mundësi të marrin njohuri të thelluara gjatë edicionit të dytë të akademisë verore për SME.

Kjo e fundit është një platformë ndërkombëtare, që operon edhe në vendin tonë e ka si synim fuqizimin e sipërmarrësve si dhe jep informacione të vlefshme për studentët e kësaj fushe.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Nean Muçaj, i cili ka përfunduar studimet master për të Drejtën Private dhe të Biznesit, njëkohësisht pjesë e stafit organizativ të “SME Albania”, Instituti Shqiptar i SME-ve tregon mbi temat e trajtuara dhe dobitë që ato sjellin për sipërmarrësit. Gjithashtu, Muçaj bën me dije se interesi nga ana e studentëve ishte i lartë, veçanërisht për ata që do të dëshironin një vend pune në sektorin privat.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me një certifikatë si dhe u ofrua një bursë për pjesëmarrje në një trajnim 1-mujor në Akademinë për Biznesin Ndërkombëtar (AIBO) në Pekin në Kinë.

Lexoni: Akademia Verore për SME: “Trajnim për menaxhimin e eksportit”

Cili është misioni i platformës “SME ALBANIA”?

“SME Albania” është një platformë e ngritur me qëllim fuqizimin e sipërmarrësit në një ekonomi konkurruese. Ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që furnizon me njohuri e informacion dhe mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në aktivitetet e tyre.

Disa ditë më parë është zhvilluar edicioni i dytë i akademisë verore për SME. Cili është qëllimi i organizimit të këtij edicioni?

“SME Summer Academy”, pra akademia verore për SME është edicioni i dytë që zhvillohet në Shqipëri, në bashkëpunim me “SME Academy Network”, në Suedi. Qëllimi i programit të trajnimit ishte ofrimi i njohurive për menaxhimin e eksporteve tek SME-të që dëshirojnë të specializohen në fushën e tregtisë ndërkombëtare.

Cilat janë disa prej temave kryesore që u trajtuan në “SME Summer Academy”?

Temat që u trajtuan ishin të shumta. Po përmend disa prej tyre: Guerrila Marketing për biznesin e vogël dhe networking si një strategji marketingu, nga Z.Keneth OE Sundin, themelues i ‘SME Academy Netëork’; menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, nga Z.Daniel Guçe, ekspert për aftësitë e SME-ve, drejtor i programit të SASME 2018. Gjithashtu, u diskutua edhe për programet Interreg IPA 2014-2020, nga Z.Gentian Xhaxhiu, Departamenti i Fondeve të BE-së, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe bashkëpunimi tregtar Shqipëri-Kinë, nga z.Lian Gang, këshilltar ekonomik e Tregtar, Ambasada e Kinës në Shqipëri. Më tej u fol edhe për hyrjen në strategjinë dhe planifikimin e eksportit, nga Z.Alex Silvestri, konsulent dhe ekspert i Zhvillimit të SME-ve, Universiteti Sussex, Britani e Madhe di dhe për marrëveshjet tregtare shqiptare: CEFTA, EFTA, BE etj., nga Znj.Anxhela Bushati, përgjegjëse e sektorit të menaxhimit të programeve të Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financës dhe Ekonomisë. Vlen të theksoj se u diskutua edhe mbi ligjin e Procedurave Doganore në Shqipëri, nga Z.Drilon Bushati. Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Sa ishte numri i studentëve pjesëmarrës në këtë edicion dhe a pati interes nga përfaqësues të bizneseve mbi temat e diskutuara?

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm dhe z.Kenneth OE Sundin, themelues i ‘SME Academy’, përfaqësues nga Ambasada e Holandës në Shqipëri, përfaqësues nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri, ku po përmend z.Ilir Halilaj zëvendësministër i Bujqësisë, etj. Në total morën pjesë 50 veta ku ishin studentë të universiteteve të ndryshme dhe përfaqësues të bizneseve si agropërpunim, tekstile, shërbime konsulence, E-Komerce, llogjistikë transporti ndërkombëtar, etj.

Cilat janë disa prej mundësive që iu ofrohen nga “SME-Albania” dhe nga ky trajnim sipërmarrësve shqiptarë?

Ky institut do t’u ofrojë mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të adresojnë problematikat, që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse. Do të zhvillohen mekanizma mbështetjeje dhe programe të reja të zhvillimit të biznesit, që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në rritjen e biznesit të tyre dhe zhvillimin e kapaciteteve. Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm kanë nevojë të rrisin njohuritë e tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.

Sa i vlefshëm është për studentët e ekonomikut një trajnim i tillë?

Absolutisht që interesi nga ana e studentëve ishte i lartë. Madje, në çdo kohë interes ka nga studentë që bëjnë kërkime në fushat e tregtisë ndërkombëtare dhe hulumtimit të tregut, apo edhe ata që do të dëshironin një vend pune në sektorin privat, trajnime të këtij lloji dhe niveli janë tepër të nevojshme dhe me interes. Pjesëmarrësit u pajisën me një certifikatë. Gjithashtu, u ofrua një bursë për pjesëmarrje në një trajnim 1-mujor në Akademinë për Biznesin Ndërkombëtar (AIBO) në Pekin në Kinë.

Cilët janë disa prej bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë të “SME Albania”?

Partnerët e Akademisë Verore për SME janë Ambasada e Holandës në Shqipëri, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri (PRODAPS Albania), SME ACADEMY dhe ETF European Trainig Foundation.

Temat e trajtuara në “SME Summer Academy”

¨Guerrila Marketing për biznesin e vogël dhe Networking si një strategji marketingu, nga Z.Keneth OE Sundin, themelues i SME Academy Network.
¨Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, nga z.Daniel Guçe, ekspert për aftësitë e SME-ve, drejtor i Programit të SASME 2018.
¨Programet Interreg IPA 2014-2020, nga Z.Gentian Xhaxhiu, Departamenti i Fondeve të BE-së, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
¨Bashkëpunimi tregtar Shqipëri-Kinë, nga Z.Lian Gang, këshilltar ekonomik e tregtar, Ambasada e Kinës në Shqipëri.
¨ Hyrje në strategjinë dhe planifikim e eksportit, nga Z.Alex Silvestri, konsulent dhe ekspert i zhvillimit të SME-ve, Universiteti Sussex, Britani e Madhe.
¨Marrëveshjet tregtare shqiptare: CEFTA, EFTA, BE, etj., nga znj.Anxhela Bushati, përgjegjëse e sektorit të menaxhimit të programeve të Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financës dhe Ekonomisë.
¨Ligjin i Procedurave Doganore në Shqipëri, nga z.Drilon Bushati. Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

/GSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0