Në vitin 2030 njerëzit do të vizitojnë Marsin - Business Magazine Albania

Në vitin 2030 njerëzit do të vizitojnë Marsin


Qeveria Amerikane ka hartuar një plan për të dërguar disa njerëz në Mars në dekadën e ardhshme, ka thënë Presidenti Obama ditën e Martë.

Qeveria do të bashkëpunojë me kompani private për të realizuar udhëtimin e gjatë për në planetin e kuq. Hapi i parë do të jetë dërgimi i individëve në Stacionin Hapësinorë Ndërkombëtarë – kjo do të realizohet gjatë këtyre dy viteve.

Obama ka thënë se ky mision do t’i mësojë njerëzit si të jetojnë larg Tokës – diçka që në të ardhmen do të jetë tepër e dobishme.

“Ne kemi vendosur një qëllim të qartë për historinë e njerëzimit në hapësirë: dërgimi i tyre në Mars deri në vitin 2030 dhe kthimi i tyre shëndosh e mirë në Tokë, me ambicien që një ditë njerëzit do të rrinë atje për një kohë më të gjatë,” ka deklaruar Obama në një shkrim të publikuar nga CNN.

Duket vërtetë fantastike kur mendon njerëzit duke u hedhur pupthi në Mars, por Obama nuk përmendi faktin se rrezet kozmike të hapsirës mund të dëmtojnë eksploruesit nga Toka…

/Vice.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0