Në vetëm katër muaj, u mbajtën tre koferencat më të rëndësishme të tekonologjisë në vend. Këto Koferenca jo vetëm që tërhoqën vëmëndjen e publikut, por erdhën me risi nga më të ndryshmet. Më poshtë do të lexoni një përmbledhje të shkurtër për secilën prej tyre. Rrugëtimi disa mujor i projektit SuperGeneration, ishte një nismë nga Albtelecom për mbështetjen e ideve inovative të të rinjve. Konkurrimi në SuperGeneration ishte interesant. Aty u paraqitën 10 ide të ndryshme biznesi, ndër të cilat mund të përmendim tre idetë fituese të cilat edhe spikatën gjatë këtij kompeticioni.
Taveler është një aplikacion që shumë shpejt do ta kemi në telefonat tanë. Ai promovon turizimin, duke na njohur me të gjithë muzetë e vendit tonë dhe duke na informuar për historikun e çdo monumenti apo objekti të lashtë. Mine.al, ideuar nga dy djemtë e apasionuar pas teknologjisë Dorian Kane dhe Kadri Manaj. Ai është një sistem monitorimi i minierave të monedhave virtuale.
Portalistudentor.al, ideuar nga Gevio Tabaku është një startup dhe një komunitet online, ku mund të shprehni mendimet dhe idetë tuaja, ku mund të mësoni online, dhe të thjeshtoni rrugëtimin tuaj drejt dijes.
Lexo: Shpallet fituesi i SuperGeneration. AlbTelecom shpërblen me 2000€ projektin “Traveler”
Ekonomia Dixhitale është në rritje eksponenciale dhe zhvillimet e shpejta teknologjike po i japin biznesit dhe jetës një dimension tjetër. Shumë gjimnazistë maturantë kishin mundësinë për t’u informuar për avantazhet dhe këtë mundësi të shkëlqyer për të ndjekur studimet në shkenca kompjuterike si dhe për t’u inspiruar nga shembuj konkretë të eksperteve vajza që kanë provuar se kjo është një rrugë tepër e suksesshme për karrierën e vajzave. Eventi DigiGirlz, u organizua paralelisht në tre universitete, të lidhura LIVE në mënyrë virtuale nëpërmjet platformës Microsoft TEAMS.
Lexo: Microsoft në bashkëpunim me universitetet sjell eventin “DigiGirlz Albania”
Infocom X, këtë vit festoi 10 vetorin e tij dhe mblodhi 11 folës që prezantuan zhvillime më të fundit nga fushat që përfaqësonin. Risi e këtij viti ishin “dhomat e programimit” si Hackathon 2.0, Escape Room dhe workshop-et Mobile Gaming dhe Info-Sec 101, ku të rinjtë praktikojnë aftësitë e tyre në coding. Risi tjetër këtë vit ishte sjellja e spikerëve të huaj si p.sh nga Suedia, por edhe pjesëmarrja e spikerëve nga Kosova. E gjithë kjo u bë me qëllim diskutimin e IA në Shqipëri, pasi kjo e fundit ne vendin tonë nuk është akoma diçka e perceptushme, por ka mbetur në fazën e nocionit. I ftuar i veçantë ishte DJ Vik Kraja, i pranishëm në skenat botërorë, por që kishte një anë tijën të fshehur, lidhjen e tij me teknologjinë.
Lexo: Infocom X: Teknologjia, bazë zhvillimi për çdo sektor
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.