Në Shqipëri dhe Kosovë Snickers e Mars pa copa plastike - Business Magazine Albania

Në Shqipëri dhe Kosovë Snickers e Mars pa copa plastike


Kompania “Mars” ka noftuar se janë marr masa paraprake për tërheqjen e produkteve të prodhuara në Holandë (Veghel), për shkak të mundësisë së kontaminimit plastik në produktet e çokollatës Snickers dhe Mars.

Mars ka lajmëruar tërheqjen në nivel të Bashkimit Europian të produkteve Snickers, Mars, Milky Way dhe Celebrations pasi një copë plastike është gjetur në një nga produktet tona.

“Tërheqja e produkteve i përket vetëm disa batch-eve te përcaktuara të produkteve të prodhuara në Holandë. Ky është një incident i izoluar dhe janë prekur vetëm produktet e mësipërme të prodhuara në Holandë. Asnjë varietet tjetër i çokollatës, formatet e pakove apo edhe formatet e tjera të paketimeve nuk janë të prekura, gjithashtu nuk është prekur asnjë produkt i prodhuar në ndonjë vend tjetër.

“Sipas mekanizmit tonë të brendshëm të gjurmueshmërisë, ne konfirmojmë që MARS SCE nuk ka furnizuar apo dërguar në tregun e Kosovës asnjë nga produktet e prekura”, njofton kjo kompani.

Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë që ndonjë produkt i prekur është importuar apo shitur në Kosovë nga ndonjë kompani tjetër e pavarur e cila nuk është pjesë e kompanive të grupit Mars ose e distributorëve tanë.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0