Në Shqipëri, 47% e popullsisë mbi 15 vjeç mezi shkruan dhe lexon! - Business Magazine Albania

Në Shqipëri, 47% e popullsisë mbi 15 vjeç mezi shkruan dhe lexon!

Në Shqipëri, 47% e popullsisë mbi 15 vjeç mezi shkruan dhe lexon!

Shqipëria po përballet me një sfidë të madhe në fushën e arsimit. Të dhënat nga Fondi Europian i Trajnimeve (ETF), të siguruara nga Monitor, tregojnë se afërsisht 47% e qytetarëve mbi 15 vjeç kanë arritje të ulëta arsimore, ndërsa 35.2% kanë njohuri mesatare. Vetëm një pjesë e vogël, 18.1%, mund të konsiderohet me arsim të lartë.

Kjo situatë përbën një problem serioz: një numër i madh qytetarësh nuk mund të lexojnë apo shkruajnë një deklaratë të thjeshtë dhe kanë vështirësi me përllogaritjet bazike matematikore. Për pasojë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Pse mbetemi pas?

Zhvillimi teknologjik po ndryshon botën me ritme të shpejta, por Shqipëria nuk po ecën me të njëjin ritëm. Sipas INSTAT, në vitin 2024, vetëm 1.8% e qytetarëve të moshës 25-34 morën pjesë në arsim ose trajnim formal dhe joformal. Për moshat më të mëdha, kjo shifër bie nën 0.5%. Arsyeja kryesore është mungesa e infrastrukturës së duhur për aftësim dhe trajnim profesional. Në Shqipëri, mungojnë qendrat e posaçme për këtë qëllim, ndërkohë që shkollat profesionale nuk kanë arritur të tërheqin mjaftueshëm të rinj.

Lexo edhe:Yjet e teknologjisë dhe inovacionit. Hakathoni i superideve kreative

Sfidat demografike

Një tjetër faktor i rëndësishëm është ndryshimi demografik. Shqipëria po përjeton një plakje të popullsisë dhe emigracion të lartë. Në Tiranë po përqendrohet pjesa më të madhe të popullsisë, ndërsa zonat e tjera po boshatisen. Ky fenomen ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në sistemin arsimor, i cili po përballet me rënien e numrit të nxënësve, veçanërisht në arsimin profesional.

A ka zgjidhje?

Shqipëria ka mundësi të përfitojë nga fondet europiane për të përmirësuar situatën. Programi i Europës Digjitale, me një buxhet prej 7.5 miliardë euro deri në vitin 2027, është një mundësi për zhvillimin e arsimit dhe teknologjisë. Megjithatë, për të arritur ndryshime të prekshme, duhen hapa konkretë: investime në shkolla profesionale, krijimi i platformave online për trajnim dhe ndërgjegjësim mbi rëndësinë e arsimit të vazhdueshëm. Pa këto masa, Shqipëria rrezikon të mbetet shumë pas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0