Në QKR të rregjistruara 9800 biznese të reja për këtë vit - Business Magazine Albania

Në QKR të rregjistruara 9800 biznese të reja për këtë vit


Janë mbi 9800 subjekte të reja të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit për 5-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të QKB, rritja krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është 24 përqind, e cila i dedikohet edhe luftës kundër informalitetit.

Sipas llojit të aktivitetit, rezulton se shumica e bizneseve të reja janë në fushën e shitjes dhe servisit të automjeteve me 3366 subjekte.

Aktiviteti i dytë është ai bar-restoranteve dhe hoteleve me mbi 2350 njësi të reja, për të vazhduar me industrinë përpunuese me 651 biznese, shërbimet administrative, profesionet e lira dhe shërbimet e transportit.

Nga ana tjetër, numri i bizneseve të huaja të reja është 680 për 5-mujorin. Edhe për këtë kategori, llojet e preferuara të aktiviteteve janë ato që lidhen me shitje dhe serviset të automjeteve, bar-restorantet, industrinë përpunuese dhe profesionet e lira.

Ndërkohë, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi ishte pikërisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të parë se si funksionojnë procedurat e regjistrimit.

“Unë kuptova që për një orë kishte sportele që kishin arritur në numrin 38 ose 34 biznese që kishin marrë në konsideratë, që tregon se ka eficiencë për disa çështje që ato kanë nevojë të zgjidhin”, tha ajo.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka bashkuar në një institucion, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe atë të Licencimit.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0